Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Clinton Në Vizitë Zyrtare Në Ukrainë
English

Clinton Në Vizitë Zyrtare Në Ukrainë

KIEV, 2 korrik /ATSH-AFP/ - Hillary Clinton mbërriti sot në Ukrainë në etapën e parë të një turneu që do vazhdojë më pas në Poloni dhe në Kaukaz, njoftoi një gazetar që shoqëronte shefen e diplomacisë amerikane. Kjo është vizita e parë në Kiev e Clintonit që prej zgjedhjes në muajin shkurt të presidentit, Viktor Janukoviç, i cili u shpreh kundër politikës properëndimore të paraardhësit të tij Viktor Jushçenko. "Ne kërkojmë të kapërcejmë nocionin sipas të cilit vendet e Evropës Qendrore duhet të zgjedhin nëse janë prorusë apo proamerikane. (...) Këto dy elementë nuk janë në konkurencë'', konfirmoi para udhëtimit Phil Gordon, nënsekretari amerikan i Shtetit i ngarkuar për Evropën. Gjatë kësaj vizite të shkurtër, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton do të diskutojë për çështjen e të drejtave të njeriut dhe liritë themelore, ndërkohë që ekzistojnë shqetësime në Ukrainë për censurim të medias. Sekretarja amerikane e Shtetit do të takohet me shefin ukrainas të shtetit si dhe me homologun, Konstantin Grishçenko dhe me ish-kryeministren Julia Timoshenko./ /ec/ a.jor.
KOMENTE