Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës/ Hajdari: Të Vendosur Të Zbatojmë Ligjin
English

Durrës/ Hajdari: Të Vendosur Të Zbatojmë Ligjin

DURRËS, 2 korrik /ATSH-Gëzim Kabashi/ - "Forcat e policisë janë të vendosura të zbatojnë ligjin dhe të mbështesin të gjitha institucionet që zbatojnë dhe mbrojnë legjislaciomnin shqiptar," deklaroi të premten drejtori i policisë së qarkut të Durrësit, kryekomisar Aleks Hajdari. Hajdari foli në një konferencë për shtyp lidhur me ngjarjet e djeshme në Hamallaj, ku si pasojë e veprimeve të paligjshme të një grupi banorësh, mbetën të dëmtuar tre punonjës të Forcave të ndërhyrjes së shpejtë. Sipas kryekomisar Hajdarit, gjendja shëndetësore e policëve, që vazhdojnë të kurohen në spitalin ushtarak të Tiranës është e mirë. Ai bëri të ditur se gjatë natës së kaluar në komunën e Sukthit janë arrestuar dy persona të tjerë, të cilët njëlloj si shtatë të arrestuarit e pasdites së djeshme, do të përgjigjen para organeve të drejtësisë për veprat penale të "Organizimit dhe pjesmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme", "pengimin e mjeteve të transportit", "prishje të rendit dhe qetesise publike" dhe "goditje për shkak të detyrës e kryer në bashkëpunim". "Forcat e policisë së shtetit dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë të qarkut të Durrësit u kërkuan zyrtarisht në mbështetje të Inspektoriatit Ndërtimor Kombëtar tre ditë para aksionit të ndërmarrë paraditen e djeshme për prishjen e 151 ndërtimeve pa leje," tha Hajdari. Ai sqaroi se të gjitha objektet në zonën turistike ishin ndërtuar pas vitit 2007 dhe nuk përfitonin nga skema e legalizimeve informale. Sipas kryekomisarit, familjarët dhe pronarët e godinave në fshatin Hamallaj ishin njoftuar para aksionit për ndërhyrjen e mjeteve dhe të Inspektoriatit Ndërtimor. Hajdari sqaroi se forcat e policisë në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit të Durrësit po punojnë për të identifikuar personat që kanë kryer veprime aktive në dëm të punonjësve të policisë së shtetit, duke shkaktuar edhe lëndimin e tyre fizik. Kryekomisar Hajdari shtoi se bashkë me personat e arrestuar natën e kaluar, Azem Hasanaj, 45 vjeç dhe Bujar Hysaj, 45 vjeç, numri i të ndaluave në fshatin Hamallaj ka arritur në 9. Kryekomisari nënvizoi vendosmërinë e forcave të rendit për të realizuar detyrën e tyre në zbatim dhe në mbrojtje të ligjit. Të enjten, rreth orës 9.40 në vendin e quajtur Hidrovori në fshatin Hamallaj të komunës së Sukthit një grup banorësh, pasi u organizuan e grumbulluan në mënyrë të paligjshme, bllokuan rrugën e automjeteve dhe hodhën sende te forta (gurë, shkopinj, copa betoni dhe shishe benzine) drejt punonjësve të Policisë e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të vendosur me shërbim në mbështetje të Inspektoriatit të Ndërtimit për prishjen e objekteve të paligjshme në zonën bregdetare. "Të gjithë këta shtetas kishin ardhur vitet e fundit nga rrethet e Tropojës dhe Kukësit dhe ishin vendosur me familjet në komunën e Sukthit, pranë Durrësit," njoftuan dje burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut./ch/
KOMENTE