English

Interpoli Ekstradon Nga Spanja Një Te Ri Nga Elbasani, I Shpallur Në Kërkim

TIRANË, 2 Korrik /ATSH / - Një i ri nga Elbasani, i dënuar nga drejtësia shqiptare për grabitjen e disa pasagjerëve në korrik të vitit 1998 në vendlindje, u ekstradua në orët e vona të mbrëmjes së ditës së enjte nga Madridi (Spanjë) drejt Shqipërisë. Burime zyrtare të Policisë së Shtetit, bënë të ditur të premten për ATSH-në se 29-vjeçari Mandi Baha, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ishte dënuar në korrik 1999 me 6 vjet heqje lirie nga Gjykata e Apelit Durrës për "vjedhje me armë, të kryer në bashkëpunim". Burimet njoftojnë se shtetasi Baha në bashkëpunim me të tjerë, nën presionin e armës dhe të maskuar në korrik 1998 tek vendi i quajtur "kanali me kama", në të dalë të Elbasanit, grabitën disa pasagjerë të rastit. Në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas, 29-vjeçari Baha i arrestuar në shkurt 2009 pas bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Madridin (Spanjë), j'u dorrëzua autoriteteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve./m.sh//n.m/
KOMENTE