English

Malësi E Madhe: Mbyten Aksidentalisht Ne Rezervuar Nene E Bije

MALËSI E MADHE, 2 Korrik/ATSH-G. Marku/- Mbrëmjen e djeshme në orët e vona, një nënë bashkë me vajzën e vogël u mbytën në ujrat e një rezervuari që ndodhej pranë banesës së tyre në fshatin Vorf të komunës Gruemirë në Malësinë e Madhe. Burime të Policisë së Qarkut të Shkodrës bënë të ditur se "vdekja e 39 vjeçares Nexhmije Hykaj dhe vajzës së saj 9 vjeçare me inicialet Esmeralda Hykaj, ishte aksidentale". Sipas të njëjtit burim, mësohet se fillimisht ishte vajza, e cila duke shoqëruar bagëtitë të pinin ujë në rezervuar, rrëshqiti duke rënë brenda nga ku nuk mundi të dalë më. Në ndihmë të vajzës shkoi nëna e saj, e cila duke u përpjekur ta nxjerrë nga rezervuari, mbeti edhe vetë duke u mbytur së bashku me të bijën. Nga burimet e para të ekspertëve të policisë, të cilët po kryejnë hetimet në vendngjarje mësohet se mbytja e tyre ka qënë aksidentale./n.m/
KOMENTE