Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta Fton Ekspertet Spanjolle Për Strategjine E Diplomacisë Kulturore
English

Meta Fton Ekspertet Spanjolle Për Strategjine E Diplomacisë Kulturore

TIRANE, 2 Korrik / ATSH- A.Gegvataj/ - Ministria e Jashtme po i kushton vemendje një strategjie të veçantë dhe një plan-veprimi për diplomacinë kulturore shqiptare, për të cilën një grup ekspertësh spanjollë do të punojnë me dipomatët shqiptarë dhe personalitete të shquara në fushën e artit dhe kulturës. Zv. Kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, zhvilloi sot një takim pune me një grup funksionarësh të MPJ-së spanjolle dhe ekspertë të fushën e kulturës, që ndodhen në Tiranë në kuadër të Programit të Përbashkët "Trashëgimia në shërbim të zhvillimit ekonomiko shoqëror". Drejtoria e shtypit në MPJ bëri të ditur se, ardhja e misionit të ekspertëve spanjollë në Shqipëri përbën hapin e parë që diplomacia shqiptare po ndërmerr për përforcimin e kapaciteteve në fushën e diplomacisë kulturore. "Qeveria shqiptare dhe MPJ në veçanti, i kushtojnë rëndësi zhvillimit të diplomacisë kulturore si një nga instrumentet më të rëndësishëm për lartësimin e imazhit të Shqipërisë në botë, në shërbim të proceseve integruese të vendit", tha ministri Meta në takim. Duke u ndalur tek kjo strategji, Meta shprehu bindjen se vendimi për krijimin një Drejtorie të posaçme për bashkëpunimin kulturor në ministrinë e Punëve të Jashtme është tregues i përkushtimit të Qeverisë në promovimin e vlerave të padiskutueshme të artit dhe të kulturës shqiptare nëpër botë. Në kuadër të hartimit të Srtategjisë për Diplomacinë Kulturore, ekspertët spanjollë theksuan se "strategjia do të ndihmojë jo vetëm në rritjen e profilit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, por do të shërbejë edhe për zhvillimin e promovimin e vlerave historike të trashëgimisë kulturore dhe artistëve bashkëkohorë shqiptarë". Ata vlerësuan shumë rëndësinë që MPJ shqiptare po i jep bashkëpunimit dhe bashkërendimit të punës me strukturat homologe të vendeve evropiane në këtë fushë. Në takim ishin të pranishëm dhe Ambasadori i Mbretërisë së Spanjës në Tiranë, Manuel Montobbio si dhe përfaqësues të zyrës së PNUD-it në Tiranë./n.m/
KOMENTE