Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mjekësi - Studim - Ushqimi Vegjetarian Ul Rrezikun Ndaj Depresionit
English

Mjekësi - Studim - Ushqimi Vegjetarian Ul Rrezikun Ndaj Depresionit

UASHINGTON, 2 korrik /ATSH-MIA/ - Studime të kohëve, të fundit të publikuara në revistën shkencore ''Nutrition'', kanë zbuluar se ushqimi vegjetarian, i cili përfshin konsumimin e peshkut, mund të ulë rrezikun për rënien në depresion, për probleme me ankthin dhe stresin. Rezultatet e studimeve kanë treguar se personat me nivel të ulët të acideve yndyrore të cilat janë përbërës të peshkut dhe me nivele të larta të acideve yndyrore të cilat gjenden në perime, kanë mundësi më të mëdha për të pasur në gjendje të mirë shpirtërore. Në studimin ku kanë marrë pjesë 138 vullnetarë, shkencëtarët kanë vërejtur se personat të cilët kanë konsumuar më pak se 3-omega acide yndyrore, EPA (acid eikozapentaenik) dhe DHA (acid dokozaheksaenik), po ashtu edhe arakidonik që përfaqëson 6-omega acide yndyrore dhe më shumë acide yndyrore me zinxhir të shkurtër si ALA (acidi a-linolenik) dhe acidi linolik, kanë më pak prirje për të pasur probleme me ankthin, stresin dhe depresionin. Këto rezultate kundërshtojnë studimet e mëparshme që tregonin se EPA dhe DHA mund të ulin rrezikun ndaj depresionit./ /i.p/
KOMENTE