Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
NATO: Strategjia jonë në Afganistan, nuk ka për të ndryshuar
English

NATO: Strategjia jonë në Afganistan, nuk ka për të ndryshuar

Uashington, 2 Korrik, NOA – Emërimi i kreut të ri ushtarak të Aleancës së Atlantikut në Afganistan, nuk do të thotë se ka për të ndryshuar strategjia e ndjekur prej saj në këtë rajon konfliktual.

Një deklaratë e tillë ka mbërritur nga komandanti i ri i forcave të NATO-s në Afganistan, gjenerali amerikan David Petraeus, i cili me marrjen e detyrës së re, ka deklaruar se në këtë rajon lufte, duhet të ketë përpjekje të koordinuara.

Duke i informuar zyrtarët e Aleancës ushtarake të NATO-s në Bruksel në lidhje me postin e tij të ri, ai ripohoi rëndësinë e një partneriteti midis udhëheqjes civile dhe ushtarake në Afganistan.

Sipas tij, është e vërtetë se gjatë këtij viti Talibani ka “treguar dhëmbët” në Afganistan , duke shtuar se qëllimi ka qenë për ta kthyer këtë proces dhe ka pasur shenja të suksesit.

Por sipas tij, kjo gjë në njëfarë mënyre kishte sjellë edhe reagime më të ashpra nga forcat Talibane.

n.e/NOA

KOMENTE