Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Netanyahu: Izraeli Mund Të Lirojë 1 000 Të Burgosur Palestinezë Në Këmbim Të Ushtarit Shalit
English

Netanyahu: Izraeli Mund Të Lirojë 1 000 Të Burgosur Palestinezë Në Këmbim Të Ushtarit Shalit

JERUSALEM, 2 korrik /ATSH-MIA/ - Izraeli është përgatitur të lirojë 1 000 të burgosur palestinezë nëse lëvizja islamike ''Hamas'' liron ushtarin izraelit Gilad Shalit, i cili ndodhet i burgosur që prej katër vitesh, deklaroi dje kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu. Ai shtoi se ''të gjithë izraelitët dëshirojnë që Shaliti të kthehet në vendin e tij, por Izraeli nuk është i gatshëm të paguajë çdo lloj çmimi, për shkak se praktika ka treguar se shumica e të liruarve palestinezë përsëri kryejnë sulme mbi Izraelin''. Netanyahu theksoi se ka pranuar propozimin e ndërmjetësve gjermanë për lirimin e 1 000 palestinezë në këmbim të Shalitit. "Do të lirohen ata palestinezë, të cilët nuk janë përgjegjës për vrasjen e izraelitëve të pafajshëm, por jo personat që për Izraelin konsiderohen terroristë", shtoi Netanyahu./ a.jor.
KOMENTE