English

Pasqyra E Shtypit Te Kosoves

PRISHTINË, 2 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Koha Ditore" Kryeministri kundërshton në Kuvend idetë për ndarje të Kosovës dhe shkëmbim territoresh - THAÇI NUK PËLQEN TË DISKUTOHEN NË KUVEND IDETË PËR NDARJE - "Nuk do të ketë ndarje dhe duhet të mbyllet ky kapitull një herë e përgjithmonë. Nuk është mirë të hapen tema të tilla në Kuvendin e Kosovës", ka theksuar kryeministri, të enjten, në Kuvendin e Kosovës Tituj të tjerë: -Deputetët që qenë bashkëndier me hallet e popullit - Njëzet vjet më parë, deputetët e Kosovës qenë bashkëndier me gjendjen e rëndë në të cilën gjendeshin njerëzit që ua kishin dhënë votën. Ata shpallën Kosovën Republikë si përpjekje për t'iu kundërpërgjigjur regjimit diskriminues të Beogradit, duke e bërë 2 korrikun datë të shënuar në historinë e Kosovës. -Jakup Krasniqi: Politika të pastrohet nga krimi -Spanja thotë se do të mbështesë dialogun "praktik" -Mbështetësit ndërkombëtarë kundërshtojnë ndarjen "Express" SELAME DEMOKRATIKE - Fatmir Limaj i është përgjigjur leksionit për demokracinë të dhënë nga Pieter Feith. Konstatoi se demokracia nënkupton edhe mirënjohjen, e jo vetëm dorëheqjen. Për hetimet në MTPT, tha se nuk ka asgjë të re. E për "korrjet e vitit 2011", të paralajmëruara nga EULEX, qeshi dhe sugjeroi të pyetet Ministri i Bujqësisë. Raporti i Auditimt e nxori mirë. Tituj të tjerë: -Dëmtohet kërkesa - Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar se tre deputetë serbë janë tërhequr nga kërkesa që të vërtetohet nëse Presidenti Fatmir Sejdiu po e shkel Kushtetutën. -Injorojeni idenë e ndarjes - Kryeministri Hashim Thaçi ka ftuar deputetët kosovarë që ta injorojnë idenë për ndarje të Veriut ose shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë. -T'u njihet statusi - Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kërkon që t'u njihet statusi i ish-deputetit të gjithë delegatëve që shpallën Deklaratën Kushtetuese më 2 Korrik, 1990. -Opinion - Industria e paqes "Bota Sot" THAÇI: MOS DEBATONI PËR SHKËMBIM TERRITORESH, JANË SPEKULIME -Kryeministri porosit deputetët Tituj të tjerë: -Freizer: Për këmbim territoresh, debatohet fshehtas - Flet drejtoresha e GNK-së për Evropën -GJND-ja nuk e ka shpallur pavarësinë, as nuk mund ta anulojë! - Në pritje të vendimit. -Jam ministër i suksesshëm, pres mirënjohje e jo hetim! - Raporti i Auditorit trimëron ministrin Limaj -2 Korriku, Data e shtetësisë së Kosovës - 2- vjet pas 2 Korrikut -Jubile i madh - Editoriali "Lajm" SHTOHEN ZËRAT PËR SHKËMBIM TERRITORESH, KRYEMINISTRI THAÇI FTON DEPUTETËT T'I INJOROJNË ATA - TË GJITHË KUNDËR SHKËMBIMEVE Tituj të tjerë: -Meta: S'ka ndarje të Kosovës -Hyseni pret angazhim më të madh nga Belgjika -Konuzin: Ka shpresë nga GJND-ja "Tribuna shqiptare" PUNË E PASTËR - Ministri i MTPT-së, Fatmir Limaj, është shprehur i kënaqur me vlerësimet e Auditorit Gjeneral për pasqyrat financiare të MTPT-së për vitin 2009, të cilat, siç ka thënë ai, japin nota maksimale për këtë ministri. Tituj të tjerë: -Çka biseduan Thaçi e Berisha? -Tiranë - PS t'i votojë ligjet - Kryeministri Berisha i bëri ftesë opozitës të heq dorë nga vendimi i saj për të mos votuar asnjë ligj. -Prishtinë - Rreziku për kufijtë - Në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni është vlerësuar si shumë e rrezikshme ideja e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi. -Shkup - Rebalanci i buxhetit, krim ndaj shqiptarëve - Demokracia e Re konsideron se shkurtimi i mjeteve nëpërmjet një buxheti është një krim ndaj shqiptarëve. -Pa probleme në kufi "Zëri" KUMANOVA KUSHTËZOHET ME STRATEGJINË - Serbia vazhdon përpjekjet për zbutjen e Marrëveshjes së Kumanovës Tituj të tjerë: -Limaj kërkon mirënjohje -Kushtetuesja në dilemë -Qeveria me zyrë në Lagjen e Boshnjakëve -Shkëmbimi i territoreve ide e rrezikshme -Të harruar delegatët e 2 Korrikut -Senati i paligjshmërive "Kosova Sot" LIMAJ SFIDON EULEX-in - Ministri i Transporteve, i cili po hetohet nga EULEX-i për tenderët e ministrisë së tij, argumentoi pozicionin e tij me "suksesin në investimet e realizuara dhe me rezultatet e raportit të auditimit, që është pozitiv për MTPT-në" Tituj të tjerë: -Thaçi kundër pazarit me territoret -Shumëpunësimi i zyrtarëve që sjell varfërinë masive -Buxheti rishikohet më 5 korrik -Editoriali - Për një diplomaci të re Prishtinë-Tiranë - . Pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, shqiptarët duhet të jenë më të qartë dhe më të zëshëm në kërkesat diplomatike. Kushtëzimi le të jetë reciprok dhe jo të lejohet gjithnjë Serbia të kërkojë favore, ndërsa Kosova të rrudhet edhe më tej. Prishtina dhe Tirana duhet t'i koordinojnë punët që të mos gjenden para faktit të kryer. Të kërkojnë atë që duhet. "Epoka e Re" ZYRTARIZOHET RAPORTI. AUDITIMI I UDHËHEQUR NGA NJERIU I FEITHIT: NË MTPT PUNOHET PERFEKT - Limaj u përgjigjet me humor paralajmërimeve të Vreeswijkut: Për "korrje" pyteni mnistrin e Bujqësisë, Blerand Stavilecin Tituj të tjerë: -Mavraj: Kryeprokurori po na gënjen vazhdimisht, lufta kundër korrupsionit është falso, politike -Thaçi: Të injorohen idetë për shkëmbim territoresh -Personave të zhytur në krim do t'u konfiskohet edhe pasuria "Infopress" MTPT, SHEMBULL I MENAXHIMIT - Raporti i Auditimit mbi Pasqyrat Financiare të 2009-s, ka vlerësuar me notë të lartë MTPT-në Tituj të tjerë: -Megjithatë në Kushtetuese - Tërheqja e tre deputetëve serbë s'do të ndikojë në interpretimin ligjor për pozitën e Presidentit, nga Gjykata Kushtetuese -Harrojeni - Kryeministri Thaçi ka mohuar të ketë ndonjë ide që flitet që ndarje apo shëkëmbim territoresh. Këtë Thaçi e quan vetëm spekulim medial. -Aksion për liberalizimin e vizave -Marrëveshje për shkelje të ligjit! /a.ke/
KOMENTE