Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Plagosja e policëve në Hamallaj, policia kryen arrestime të tjera
English

Plagosja e policëve në Hamallaj, policia kryen arrestime të tjera

Durrës, 2 Korrik 2010 NOA - Shërbime të Drejtorisë së Policisë Qarkut Durrës në bashkëpunim dhe me ato të Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë kryer ndalimin edhe të dy personave të tjerë lidhur me ngjarjen e djeshme në Hamallaj.

Ndërhyrja e policisë erdhi me kërkesë të Inspektoratit Ndërtimor duke u angazhuar në mbështetje të këtij Inspektorati gjatë punës për prishjen e objekteve të paligjshme të ndërtuara pas vitit 2007 në Hamallaj të Sukthit në Durrës.

Rreth orës 09.40 të ditës së djeshme, një grup prej rreth 200-250 personash, kryesisht banorë të kësaj zone, të organizuar e grumbulluar në mënyrë të paligjshme, me veprimet e tyre kanë penguar, kundërshtuar e goditur shërbimet e policisë në detyrë.

Policia tha se megjithë negociatat si dhe thirrjet e kryera nga shërbimet tona për shpërndarje dhe moskryerjen e veprimeve të mëtejshme me qëllim shmangien e incidenteve, ky grup personash duke kundërshtuar me dhunë, ka qëlluar me gurë, sende të tjera të forta e shishe të mbushura me benzinë në drejtim të punonjësve të Policisë.

Për pasojë kanë marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit disa punonjës Policie, tre nga të cilët ndodhen nën trajtim mjekësor pranë Spitalit Ushtarak Tiranë.

Por gjithashtu si rezultat i këtyre veprimeve janë dëmtuar lehtë edhe disa banorë, pjesëmarrës në këtë grumbullim.

Lidhur me këtë ngjarje, policia tha se u bashkëpunua ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës me qëllim dokumentimin e ngjarjes, arrestimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të gjithë personave, autorë të kësaj ngjarjeje.

Vetëm gjatë ditës së djeshme, janë shoqëruar e më pas arrestuar në flagrancë 7 shtetasit e mëposhtëm:

Alfret Kukaj, 26 vjeç, banues në Sukth Durrës.

Pjeter Kaci, 65 vjeç, banues në Sukth Durrës.

Avni Rustemaj, 55 vjeç, banues në Sukth Durrës.

Edmir Osmanaj, 32 vjeç, banues në Sukth Durrës.

Mentor Cekrezi, 27 vjeç, banues në Sukth Durrës.

Abedin Rustemaj, 38 vjeç, banues në Tiranë.

Agim Rustemaj, 52 vjeç, banues në Tiranë.

Kurse sot, në vijim të hetimeve të kryera për identifikimin e autorëve të ngjarjes, u bë ndalimi i dy shtetasve të tjerë, të dyshuar si të përfshirë në të, përkatësisht:

1-Azem Hasanpapaj, 34 vjeç, banues në Hamallaj.

2-Bujar Hysa, 44 vjeç, banues në Hamallaj.

Të gjithë këta persona akuzohen për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Pengim i mjeteve të transportit”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Goditje për shkak të detyrës e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 262, 293, 274, 237 dhe 25 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Duke komentuar zhvillimet e djeshme, Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës deklaroi sot se ajo është e vendosur për përmbushjen e të gjitha detyrimeve ligjore e mbështetjen e institucioneve të tjera në funksion të zbatimit të ligjit, sa herë do të kërkohet nga ana e tyre.

Në çdo rast, ku persona apo grup personash, do të kundërshtojnë strukturat e Policisë së Shtetit në përmbushjen e misionit institucional, apo do të kryejnë veprime aktive në dëm të punonjësve të Policisë, do të kryhen veprimet procedurale dhe personat përgjegjës do të vihen para drejtësisë për veprimet e kryera, - paralajmëron policia.

Nga ana tjetër, ajo siguron se “po punohet edhe për identifikimin dhe shoqërimin e gjithë personave të tjerë të përfshirë si autorë në këtë ngjarje, pjesa më e madhe e të cilëve tashmë është identifikuar, me qellim vënien para përgjegjësisë ligjore të tyre”.

r.n/NOA

KOMENTE