Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Topi uron kreun e ri të shtetit gjerman për postin
English

Presidenti Topi uron kreun e ri të shtetit gjerman për postin

Tiranë, 2 Korrik, NOA – Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Kristian Vulf, me rastin e zgjedhjes së tij në postin e lartë të presidentit të ri të Republikës Federale të Gjermanisë.

“Kam kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal t’Ju dërgoj urimet më të përzemërta dhe më miqësore me rastin e zgjedhjes suaj në postin e lartë të presidentit të Gjermanisë”, i shkruan ai Vulf.

Duke shtuar se ka besim që miqësia dhe niveli shumë i mirë i marrëdhënieve midis dy vendeve tona do të vazhdojë të konsolidohet dhe të zhvillohet në vazhdimësi, në të mirë të dy popujve tanë miq.

“Gjej rastin, Zoti President, të nënvizoj veçanërisht faktin se Shqipëria çmon lart mbështetjen që Gjermania ka dhënë dhe i jep asaj gjatë proceseve integruese në strukturat e familjes së përbashkët euroatlantike dhe evropiane”, citon më tej kreu i shtetit në mesazhin e tij për homologun gjerman. n.e/NOA

KOMENTE