Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shoqata Për Autonomi Vendore E Opozites I Kërkon Presidentit Mosdekretim Të Ligjit Për Inspektimin Financiar
English

Shoqata Për Autonomi Vendore E Opozites I Kërkon Presidentit Mosdekretim Të Ligjit "Për Inspektimin Financiar"

TIRANË, 2 Korrik/ATSH/.- Shoqata për Autonomi Vendore, që përfaqëson rreth 100 bashki e komuna të drejtuara nga opozita, i bëri sot thirrje Presidentit të Republikës që të mos e dekretojë ligjin "Për Inspektimin Financiar Publik", pasi është antikushtetues. Drejtori Ekzekutiv i kësaj Shoqate, Bledar Çuçi, reagoi ndaj miratimit dje në Kuvend të ligjit "Për Inspektimin Financiar Publik", duke e konsideruar një sulm të drejtpërdrejtë ndaj autonomisë vendore dhe të drejtës së bashkive e komunave për menaxhimin e burimeve të tyre financiare. Sipas kryetarit Çuçi, ligji i pakonsultuar me grupet e interesit shkel hapur Kushtetutën shqiptare dhe Kartën Europiane për Vetëqeverisjen Vendore. "Ligji i jep të drejtën një strukture në varësinë e Ministrit të Financave të inspektojë në çdo kohë fondet publike të qeverive vendore, duke përfshirë fonde, që sipas ligjit për buxhetin e shtetit, janë nën administrimin e plotë të bashkive dhe komunave dhe i nënshtrohen vetëm kontrollit financiar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit", thuhet në deklaratën e Shoqatës për Autonomi Vendore. Ligji "Për inspektimin financiar publik" u miratua dje në Kuvend vetëm me 71 votat e maxhorancës. Projekti i qeverisë synon rritjen e efektivitetit dhe transparencës në menaxhimin e fondeve publike. Ai konsiderohet një hap i rëndësishëm në reformat e Qeverisë kundër korrupsionit dhe njëkohësisht plotëson detyrimet që rrjedhin nga dokumentet strategjike të proceseve integruese. /a.s//n.m/
KOMENTE