English

Sport-Botëror/ Eliminohet Brazili, Holanda Gjysëmfinalistja E Parë

TIRANË, 2 Korrik /ATSH- Gjergji Mima/ - Brazili, i cilësuar si pretendent kryesor për Kupën e Botës, skualifikohet në çerekfinale nga Holanda, e cila fitoi 2-1. Ashtu siç ishte parashikuar nga trajnerët e të dy skuadrave, ndeshja dhuroi emocione dhe spektakël, si dhe u shoqërua me momente tensioni në fushë mes lojtarëve. Brazili e nisi lojën bindshëm dhe me vendosmëri. Robinho kaloi skuadrën në avantazh me golin e parë të takimit në minutën 10-të. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 dhe me sulme e kundërsulme. Në minutën e 53-të skuadra braziliane ndëshkohet nga një autogol i Felipe Melos, i cili më pas do të detyrohet të braktisë lojën. Melo u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrje të ashpër ndaj Arjen Robben. Pas autogolit, brazilianët humbasin qetësinë, momente që holandezët përpiqen t'i shfrytëzojnë. Uesley Sneijder kaloi Holandën në avantazh në minutën e 68-të, kur topi i goditur nga këndi u devijua prej tij me kokë dhe përfundoi në rrjetë. Me një lojtar më pak dhe në disavantazh, 5 herë Kampionët e Botës tentuan të ndryshojnë rezultatin, por bilbili i arbitrit vulosi në fund rezultatin 2-1 dhe kalimin e Holandës në gjysmëfinale. Holandë - Brazil 2-1 Shënues: Melo (aut) 53', Sneijder 68'/ Robinjo 10' Holanda (4-2-3-1): Stekelenburg, Van der Ëiel, Heitinga, Mathijsen, Van Bronckhorst; Van Bommel, De Jong; Kuyt, Sneijder, Robben, Van Persie. (Boulahrouz, Ooijer, de Zeeuë, Braafheid, Vorm, Elia, Schaars, Babel, Afellay, Huntelaar, Boschker,Van der Vaart). Trajner: Van Marëijk Brazili (4-2-3-1): Julio Cesar, Maicon, Lucio, Juan, Bastos; Gilberto Silva, Dani Alves; Felipe Melo,Kaka, Robinho; Luis Fabiano. (Gomes, Ramires, Luisao, Thiago Silva, Gilberto, Josue, Elano, Julio Baptista, Kleberson, Nilmar, Doni, Grafite). Trajner: Karlos Dunga. /s.s./
KOMENTE