Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport/ Kukës: Ervin Haxhiu Fiton Kupën E Republikës Në Bilardo
English

Sport/ Kukës: Ervin Haxhiu Fiton Kupën E Republikës Në Bilardo

KUKËS, 2 korrik/ATSH-R.Hoxha/- Bilardisti Ervin Haxhiu nga Kukësi u shpall mbrëmë "Steka e artë" në garën për Kupën e Republikës në bilardo, që u zhvillua në Kukës. Për dy ditë, qindra të pasionuar të sportit të bilardos ndoqën turneun me 16 ndeshje të 20 sportistëve nga qytete të ndryshme, të zhvilluar me sistem elemenimi. "Autostrada ka afruar gjithë shqiptarët. Veprimtari të tilla në të ardhmen do të jenë edhe me të shpeshta në qytetin e Kukësit", tha në përshëndetjen e tij kryetari i Bashkisë së Kukësit, Hasan Halilaj. Edmond Logu, zevendëspresident i Federatës së Bilardos falënderoi sportdashësit kuksianë për mikpritjen dhe premtoi se veprimtari të tjera në këtë sport do të zhvillohen në këtë qytet. Kjo ishte hera e dytë që Kupa e Republikës në bilardo zhvillohet në Kukës./ch/
KOMENTE