Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë- Ndalohet 21 Vjeçari, Dyshohet Për Vrasje
English

Vlorë- Ndalohet 21 Vjeçari, Dyshohet Për Vrasje

VLORË, 2 Korrik/ATSH-H.Koçi/.-Policia arrestoi sot një 21 vjeçar nga Vlora, i dyshuar si autor i vrasjes 10 ditë më parë të një shtetasi në afërsi të bregdetit të Jonufrës. Burime zyrtare të policisë bënë të ditur për ATSH-në se Mbarsian Hysaj u ndalua me urdhër të prokurorisë, e cila kishte siguruar në ngarkim të tij prova të mjaftueshme që përcaktonin atë si autor të dyshuar të vrasjes së shtetasit Hasko Sinaj. Burimet e policisë nënvizuan se Hysaj, banor i qytetit të Vlorës, dyshohet ta ketë kryer këtë vrasje me armë gjahu. Në 21 qershor, kalimtarë të rastit zbuluan në bregdetin e Jonufrës, 6 km në jug të Vlorës, trupin e pa jetë të Sinajt, i cili punonte si çoban. Nga hetimet intensive rezultoi se Sinaj ishte vrarë me armë gjahu në rrethana dhe për motive që ende nuk janë saktësuar plotësisht./s.s./
KOMENTE