Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vulf kryen betimin: Forca ime, për të mirën e popullit gjerman
English

Vulf kryen betimin: Forca ime, për të mirën e popullit gjerman

Berlin, 2 Korrik, NOA – Presidenti i ri i sapozgjedhur i Gjermanisë, Kristian Vulf, kreu sot betimin me rastin e marrjes së postit, duke bërë thirrje për shanse të barabarta për emigrantët dhe rregullimin e tregjeve financiare.

“Betohem që do t'ia përkushtoj forcën time të mirës së popullit gjerman, do ta shumëfishoj dobinë e tij, do të shmang dëmet për të, do të ruaj dhe mbroj ligjin themelor dhe ligjet e federatës, do t'i përmbush me ndërgjegje detyrimet e mia dhe se do të jem i drejtë ndaj çdokujt, me ndihmën e Zotit”, ishte betimi që kreu fjalë për fjalë kreu i ri i shtetit gjerman.

Në lidhje me emigrantët, ai u shpreh se nëse atyre do t’u jepeshin shanse të barabarta pune dhe arsimimi në Gjermani, atëherë kjo do ta bënte më njerëzore dhe më të suksesshme bashkëjetesën në këtë vend.

Sipas tij, duhen bërë të gjitha bashkë që nga disiplina e vjetër gjermane, aftësia dribluese e turqve, ndërgjegjja e prusiane për punën dhe lirshmëria anglo-saksone, thellueshmëria shvabe dhe arti i jetesës italiane apo dëshira kineze për arsim.

Ai së bashku me bashkëshorten e tij, hyri edhe në rezidencën e kështjellës Bellevue në Berlin, ku do qëndrojë për 4 vite me radhë.

n.e/NOA

KOMENTE