Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Afganistan - Petraeus Kërkon Bashkim Të Përpjekjeve Kundër Rebelëve
English

Afganistan - Petraeus Kërkon Bashkim Të Përpjekjeve Kundër Rebelëve

KABUL, 3 korrik /ATSH-AFP/ - Kryekomandanti i forcave ndërkombëtare në Afganistan, gjenerali amerikan, David Petraeus bëri thirrje për të bashkuar përpjekjet për të luftuar rebelët, gjatë daljes për herë të parë në publik në Kabul. "Ne duhet të bashkojmë përpjekjet tona dhe të arrijmë një qëllim të përbashkët. Civilë dhe ushtarë, afganë dhe të huaj, ne duhet të bëhemi pjesë e një ekipi me një mision të vetëm'', deklaroi gjenerali Petraeus. "Në këto përpjekje të rëndësishme, bashkëpunimi nuk është një mundësi'', shtoi ai. "Është një mision i vështirë (...) Por duke punuar së bashku, ne mund bëjmë progres dhe të arrjmë objektivin tonë të përbashkët'', theksoi gjenerali Petraeus, para një 1 700 personaliteteve të mbledhur në ambasadën e SHBA-së me rastin e festës kombëtare amerikane të 4 korrikut./
KOMENTE