Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Banka Islamike, Interes Për Rritjen E Financimeve Në Shqipëri
English

Banka Islamike, Interes Për Rritjen E Financimeve Në Shqipëri

- Kryeministri Berisha priti në takim një delegacion të Bankës Islamike për Zhvillim, kryesuar nga zëvendëspresidenti për Operacionet, z. Birama Boubacar Sidibe- TIRANE, 3 Korrik/ATSH/.- Drejtues të Bankës Islamike për Zhvillim kanë shprehur interesin për të rritur prezencën me financime në Shqipëri, gjatë një takimi në Tiranë me Kryeministrin Sali Berisha. Zyra e shtypit e Kryeministrisë bëri të ditur se Kreu i Qeverisë shqiptare priti në një takim një delegacion të Bankës Islamike për Zhvillim, të kryesuar nga zv/presidenti për Operacionet, z. Birama Boubacar Sidibe, gjatë të cilit vlerësoi angazhimin e kësaj Banke duke kontribuar dukshëm në zhvillimet ekonomike në vend. Berisha vlerësoi veçanërisht eficencën në zbatimin e projekteve në fusha me rëndësi prioritare si infrastruktura rrugore dhe portuale, shëndetësia, furnizimi me ujë, bujqësia e zhvillimi rural. Nga ana e tij, zv/presidenti i Bankës Islamike për Zhvillim u shpreh i impresionuar nga progresi ekonomik i Shqipërisë dhe veçanërisht nga menaxhimi i projekteve të Bankës nga pala shqiptare. Ai shprehu interesin për të rritur prezencën e Bankës nëpërmjet financimeve të sektorit privat, duke nxitur iniciativat e partneritetit publik-privat. Kryeministri Berisha paraqiti prioritetet kombëtare me interes për investim nga Banka Islamike, të tilla si financimin e segmentit Tiranë - Elbasan apo Berat- Tepelenë, investimet në fushën e energjisë, bujqësisë, shëndetësisë dhe me furnizimin me ujë. Zv/presidenti i Bankës Islamike për Zhvillim shprehu gatishmërinë dhe angazhimin në të ardhmen për të intensifikuar marrëdhëniet në realizimin e këtyre prioriteteve kombëtare./s.s./
KOMENTE