Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Banka Islamike premton investime edhe në prioritetet e mëdha të infrastrukturës rrugore
English

Banka Islamike premton investime edhe në prioritetet e mëdha të infrastrukturës rrugore

Tiranë, 3 korrik, NOA - Kryeministri Sali Berisha priti sot një delegacion të Bankës Islamike për Zhvillim, të kryesuar nga zëvendëspresidenti për Operacionet, Birama Boubacar Sidibe, të cilit i kërkoi mbështetje financiare për projektet më të rëndësishme infrastrukturore si rruga Tiranë-Elbasan.

Në njoftimin e kryeministrisë shkruhet se “kryeministri paraqiti prioritetet kombëtare me interes për investim nga Banka Islamike, si financimin e segmentit Tiranë - Elbasan apo Berat – Tepelenë, investimet në fushën e energjisë, bujqësisë, shëndetësinë”. Kryeministri Berisha i shprehu mirënjohjen Bankës Islamike për angazhimin dhe kontributin e dukshëm në zhvillimet ekonomike në Shqipëri.

Ndër të tjera shefi i qeverisë, vlerësoi veçanërisht efiçencën e bashkëpunimit në zbatimin e projekteve në fusha me rëndësi prioritare si infrastruktura rrugore dhe portuale, shëndetësia, furnizimi me ujë , bujqësia e zhvillimi rural.

Zëvendëspresidenti i Bankës Islamike për Zhvillim duke u shprehur i impresionuar nga progresi ekonomik i Shqipërisë, tregoi rishtas interes për të rritur prezencën e Bankës Islamike nëpërmjet financimeve të sektorit privat duke nxitur iniciativat e partneritetit publik dhe privat.

Zëvendëspresidenti i Bankës Islamike, kryesuar Birama Boubacar Sidibe, u shpreh i gatshëm për të intensifikuar në të ardhmen bashkëpunimin dhe mbështetjen me investime edhe në realizimin e prioriteteve kombëtare me interes si financimin e segmentit Tiranë – Elbasan, apo Berat - Tepelenë, investimet në fushën e energjisë, bujqësisë, shëndetësisë dhe në projektet për furnizimin me ujë.

mit/NOA

KOMENTE