English

Be - Belgjika Me Spektakle Dhe Kërcime Në Festën "Për Evropën"

BRUKSEL, 3 korrik /ATSH-AFP/ - Belgjika, e cila mori presidencën e radhës së Bashkimit Evropian më 1 korrik, u bëri thirrje qytetarëve të saj të festojnë dhe të jenë të numërt në kremtimet e festës së të natës së sotme "për Evropë" që organizohen në 12 qytete, sipas faqes së internetit të kryeministrit Yves Leterme. Trupat profesionale baleti janë mobilizuar për t'u mësuar në shumë pak kohë qindra vullnetarëve të mbledhur nëpër sheshet publike, në Anvers dhe Bryzh, në Flandër, në Liege dhe Charleroi, në jug Wallonie që do kë nisen drejt Brukselit, të interpretojnë në mënyrë simultane dy koreografi të veçanta. Ndërkohë që telekamerat e televizionit publik do të transmetojnë evenimentin drejtpërdrejt, publiku do të këndojë në grup këngën hapëse të festimeve të titulluar "Ici Bruxelles"(këtu Brukseli), të grupit të njohur muzikor belg ''Jaune Toujours'', më pas vijojnë vallëzimet me koreografi të Maria-Clara Villa-Lobos, balerinë dhe koreografe braziliane e mirënjohur në botë. Festimet do të kenë si pjesë të tyre, një koncert të ndërthurur me ndërprerje të papritura ku do të pushojë muzika dhe qiellin do ta pushtojnë fishekzjarret dhe shfaqet me drita. Një pjesë e rëndësishme e festimeve pritet të mbledhin figura të njohura belge dhe parashikohen të zhvillohen në sheshin para Parlamentit Evropian, në Bruksel nën drejtimin e Maurane dhe Sandra Kim./ /i.p/
KOMENTE