Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Çdo Ditë E Vitit, Një Ditë E Luftës Kundër Drogës
English

Çdo Ditë E Vitit, Një Ditë E Luftës Kundër Drogës

TIRANË, 3 Korrik/ATSH- Mira Shkurta/ - Lufta kundër trafikut të lëndëve narkotike mbetet ndër prioritetet kryesore të Qeverisë, jo vetëm për rrezikshmërinë që ky fenomen ka për qytetarët, jetën dhe sigurinë e tyre, por edhe impaktin negativ që ky fenomen ka në proçesin integrues të Shqipërisë në Bashkimin Europian, Pak ditë më parë, në ditën ndërkombëtare të Luftës kundër Drogës, ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, vuri në dukje se po shfrytëzohen të gjitha burimet njerëzore dhe financiare për reduktimin e prodhimit të drogave, sigurimin e territorit, forcimin e veprimit të ligjit, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe atë brenda institucioneve të vendit. Të dhënat zyrtare tregojnë se vetëm gjatë viteve të fundit janë eliminuar disa prej organizatave më të mëdha kriminale, ndërkohë që një numër i konsiderueshëm i anëtarëve të këtyre bandave, janë vënë para drejtësisë. Në se në vitin 2004 në Itali u sekuestruan 1085 kg heroinë e transportuar nga Shqipëria, në vitin 2009, sasia e drogës së sekuestruar në Itali ishte 59 kg. Ndërkohë, vetëm në këto pesë muaj, në Shqipëri janë sekuestruar mbi 11 kg heroinë, 605 gr kokainë, 4 936 kg. marihuanë, ndërsa janë proceduar penalisht 358 persona, nga të cilët 277 të arrestuar në flagrancë. Po kështu, janë goditur 30 grupe kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, me 138 persona të ndjekur penalisht, janë organizuar 21 operacione speciale, 11 operacione ndërkombëtare, gjatë të cilave janë arrestuar në vend 26 persona, ndërsa 8 persona janë arrestuar në Itali, një në Gjermani, një në Suedi dhe një në Kosovë. Objektivi strategjik i qeverisë shqiptare, shprehet ministri Basha, është që ta kthejë territorin e vendit në një territor sa më pak tërheqës ndaj fenomenit të drogës, duke rritur koston e tyre dhe duke ulur përfitimet e kësaj veprimtarie. Nevoja për një luftë sa më efikase dhe të koordinuar kundër drogës, mbetet një udhërrëfyes në koordinimin sa më të mirë të punës në të gjitha institucionet e shtetit, si dhe me përfshirjen sa më të plotë të shoqërisë civile, duke filluar nga familjet e përdoruesve, tek viktimat, prindërit dhe të rinjtë. Sipas ministrit Basha, qeveria ka mobilizuar të gjitha resurset për reduktimin e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, garantimin e një kufiri të sigurtë, forcimin e ligjit, sigurimin e territorit, bashkëpunimi mes institucioneve të vendit dhe atyre jashtë tij. Për të luftuar këtë fenomen është hartuar dhe po zbatohet një plan i detajuar i luftës kundër drogës, siç është Strategjia Kombëtare e Luftës kundër Drogës, e cila këtë vit do t'i nënshtrohet ndryshimeve të nevojshme për gjashtë vjeçarin e ardhshëm, pasi Plani Strategjik 2004- 2010 përfundon në fund të këtij viti. Kjo strategji synon të zvogëlojë ofertën, duke përmirësuar efikasitetin e strukturave që merren me luftën kundër trafikut të drogave, të parandalojë abuzimin me drogat, përmes rritjes së ndërgjegjshmërisë publike për rreziqet dhe pasojat negative të përdorimit të substancave psikoaktive, si dhe dhënies së shërbimeve efikase dhe parandaluese, Gjithashtu, strategjia synon të reduktojë tregtimin e paligjshëm të substancave kimike (prekursorëve), të cilat përdoren në fabrikimin ilegal të drogave dhe të ofrojë një politikë koordinuese dhe menaxhuese në luftën kundër drogave, si dhe të krijojë sisteme efikase informacioni. Në përputhje me Strategjinë Anti-Drogë, qeveria synon të krijojë një sistem sa më të mirë të vlerësimit të rrezikut, që lidhet me ofertën për drogë, konsumin dhe efikasitetin e veprimtarive antidrogë, të forcojë e të përmirësojë aksionet kundër trafikimit të drogave ilegale dhe prekusorëve si një pjesë integrale e luftës kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe korrupsionit, të kontrollojë pasojat negative mbi shëndetin publik dhe mbi shoqërinë nga përdorimi i drogës, etj. Në bashkëpunim me agjencitë e zbatimit të ligjit, pas hyrjes në fuqi të Ligjit të Ri të Antimafias, po punohet për konfiskimin e pasurive të vëna në rrugë kriminale dhe vënien e këtyre pasurive në shërbim të viktimave të trafikut të drogë. Në të gjithë vendin operon Struktura Antidrogë e Policisë së Shtetit me kuadro të trajnuar.Vetëm muajt e fundit janë shtuar mbi 140 funksione në policinë kufitare, 11 funksione në strukturat antidrogë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, funksione të tjerë në struktura antidrogë në nivel qarqesh, është ngritur në nivel drejtorie Njësia e Operacioneve Speciale, etj. Në parandalimin e këtij fenomeni, një rol të rëndësishëm luan dhe miratimi e ligjit për Moratoriumin e Skafeve, si dhe pajisja e vendit me një infrastrukturë moderne të vëzhgimit dhe monitorimit të hyrje daljeve në kufi. . Gjatë viteve të fundit janë eliminuar disa prej organizatave kriminale më të mëdha në vend, ndërkohë që mundësia e lëvizjes së këtyre grupeve brenda territorit është reduktuar dhe një numër i konsiderueshëm i anëtarëve dhe drejtuesve të këtyre bandave, kanë dalë para drejtësisë./s.s./
KOMENTE