Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Futboll/Botërori 2010 - Merkel: U Realizua Një Ëndërr E Mahnitshme
English

Futboll/Botërori 2010 - Merkel: U Realizua Një Ëndërr E Mahnitshme

LE CAP (Afrikë e Jugut), 3 korrik /ATSH-AFP/ - Kancelarja gjermane, Angela Merkel i cilësoi fitoren e sotme çerekfinale të përfaqësueses gjermane të futbollit, ndaj asaj argjentinase 4-0, të Jashtëzakonshme dhe u shpreh se kjo ishte ''vërtet një ëndërr''. "Ishte gjithshka plotësisht e jashtëzakonshme, pak a shumë si një ëndërr, thjeshtë një ëndërr", u shpreh kancelarja për televizionin publik gjerman ZDF nga Cap, ku ajo ndoqi përgjatë gjithë ndeshjes fitoren e ekipit të drejtuar nga Joachim Löw kundrejt ekipit të drejtuar nga Diego Maradona. Gjermania u kualifikua për gjysmëfinalet e kampionatit botëror të futbollit pas kësaj fitoreje. "Ishte një ekip i përbërë nga të rinj, një ekip që shfaqi qetësi dhe që diti të rrëmbejë mundësitë, gjatë gjithë kohës isha plotësisht e entuziazmuar", u shpreh Merkel. "Ekipi përfaqësues i Gjermanisë arriti diçka të mrekullueshme sot në fushë, ishte mahnitëse", vazhdoi kancelarja Angela Merkel./ /i.p/
KOMENTE