Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haradinaj: Incidenti i Mitrovicës, nevojë për sundimin e ligjit
English

Haradinaj: Incidenti i Mitrovicës, nevojë për sundimin e ligjit

Prishtinë, 3 Korrik, NOA – Ngjarjet e djeshme në Mitrovicë dëshmojnë nevojën për forcimin e sundimit të ligjit dhe shtrirjes së autoritetit shtetëror, bazuar në ligjet demokratike të Kosovës.

Kështu i ka komentuar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, zhvillimet e djeshme në Mitrovicë ng nga shpërthimet e granatave mbeti i vrarë një qytetar i Kosovës dhe u lënduan shumë të tjerë.

Ai theksoi me këtë rast se forca politike që ai drejton, i fton institucionet e Kosovës dhe mekanizmat ndërkombëtarë të pranishëm, që të sigurojnë planifikimin e qartë të veprimeve të mëtejshme në veri të Kosovës, me qëllim të përmirësimit dhe zgjidhjes së problemit.

Sipas tij, situata në veri të Kosovës, që është përkeqësuar që nga viti 2008, është problem i sundimit të ligjit dhe si i tillë duhet të zgjidhet përmes mekanizmave institucionalë vendës dhe ndërkombëtarë.

Konflikti i djeshëm në Mitrovicë u shkaktua nga një grup protestuesish serbë të cilët ishin kundër hapjes së zyrës së Gjendjes Civile kosovare në rajonin e Mitrovicës.

n.e/NOA

KOMENTE