Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Korçë: Të Gjithë Fermerët Aplikues Përfitojne Grande Për Bujqësinë
English

Korçë: Të Gjithë Fermerët Aplikues Përfitojne Grande Për Bujqësinë

KORÇË, 3 korrik /ATSH-Behar Fejzulla/ - Të gjithë fermerët aplikues për vitin 2010, kanë përfituar grande për bujqësinë në Qarkun e Korçës, bëri të ditur për ATSH-në, drejtori i Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë dhe Ushqimit, Korçë, Adrian Maho. Sipas tij, për vitin 2010, janë shpallur 2500 fermerë fitues, të cilët kanë përfituar 2.5 miliardë lekë grande nga shteti. Prej tyre, 500 fermerë duke përfituar grande për mbjelljen e pemëtoreve, kanë mbjellë 210 ha mollë. Janë dhe 300 fermerë, që pasi përfituan grande për ujitjen e pemtoreve me pika, kanë vënë nën ujë 180 ha pemëtore. Ndërsa fitues janë edhe 1247 fermerë të tjerë, që mbarështrojnë 18 230 krerë bagëti të imëta dhe 70 000 krerë gjedh. Në Qarkun e Korçës gjatë viteve 2007-2010 janë mbjellë 1400 ha pemëtore nga përfitimi i grandeve nga shteti, duke e çuar sipërfaqen totale në 3200 ha. Sipas drejtorit të bujqësisë, Maho, qarku i Korçës synon që pas 4-5 vjetësh jo vetëm të furnizojë gjithë tregun vendas me mollë, por edhe të eksportojë. Në këtë Qark janë rritur edhe investimet në zhvillimin e industrisë agropërpunuese. Gjatë katër viteve të fundit, vetëm në rrethin e Korçës janë ndërtuar 22 frigoriferë dhe dy fabrika për përpunimin e fruta perimeve, për të cilat shteti ka paguar në formë grandi interesat bankare të kredive./ch/
KOMENTE