Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lsi:Bojkoti I Ps-Së, Mosnjohje E Përgjegjësive Politike E Institucionale
English

Lsi:Bojkoti I Ps-Së, Mosnjohje E Përgjegjësive Politike E Institucionale

E TIRANE, 3 Korrik /ATSH- A.Gegvataj/ - "Angazhimi për reformë zgjedhore është treguesi më i mirë nëse transparenca e procesit zgjedhor dhe përmirësimi i standardeve zgjedhore janë vërtet kauza dhe objektiva politike e opozitës", deklaroi sot në një konferencë për shtyp zv/kryetari i LSI-së, Edmond Haxhinasto. Në emër të LSI-së, Haxhinasto rishprehu qëndrimin se "reforma zgjedhore gjithpërfshirëse është një domosdoshmëri dhe duhet të jetë objektivi i çdo force të përgjegjshme politike". Haxhinasto theksoi se përfundimi i reformës duhet bërë në muajin tetor, "për të respektuar afatet kushtetuese për zhvillimin normal të zgjedhjeve të ardhshme vendore". Sipas tij, "angazhimi i PS-së në këtë proces, duhet të jetë qëllimi i vërtetë politik i saj dhe jo kamuflazh i dëshirës për të krijuar kriza politike dhe për të përfituar pushtet ilegjitim nëpërmjet tyre". Haxhinasto tha se "deklarimet për bojkot të ardhshem të parlamentit dhe mosvotim të ligjeve janë veçse mosnjohje e përgjegjësive themelore poltike e instiitucioneve të opozitës". Zv/kryetari i LSI-së, Edmond Haxhinasto, u bëri thirrje të gjitha forcave politke të krijojnë sa më parë komisionin gjithpërfshirës të reformës zgjedhore. Ai kërkoi që në zgjedhjet e ardhshme Shqipëria të shënojë standardet europiane zgjedhore, duke garantuar barazinë e subjekteve konkurruese dhe barazinë e vlerës së votës së çdo shqiptari./s.s./
KOMENTE