Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mb: Formulari Për Adresat I Shpërndarë Nga Bashkia, Në Kundërshtim Me Ligjin
English

Mb: Formulari Për Adresat I Shpërndarë Nga Bashkia, Në Kundërshtim Me Ligjin

TIRANË, 3 Korrik/ ATSH - M.Shkurta /.- Ministria e Brendshme iu drejtua të shtunën qytetarëve të kryeqytetit, që në mbrojtje të së drejtës për privatësinë e të dhënave personale, të mos plotësojnë të dhëna të tilla si numrin e telefonit fiks dhe celular, sipërfaqes së pronës, të qenurit emigrant ose jo, punësimit e arsimimit, profesionit dhe vendit nga vijnë, që u kërkon kryetari i Bashkisë, Edi Rama në tejkalim dhe anashkalim të ligjit. Përmes një deklarate për shtyp, zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja tha te shtunen se, sipas Komisionerit per Mbrojtjen e te Dhenave Personale Personale, ne Adresarin e shpallur publikisht një javë më parë nga Edi Rama, janë anashkaluar kërkesat e ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, kërkesat e nenit 35 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5 të Direktivës 95/46 të KE dhe Parlamentit Europian. "Bazuar në qëndrimin e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe duke ritheksuar shqetësimin për thyerjen e konfidencialitetit të qytetarëve dhe pengimin e implementimit të sistemit të adresave, ministria e Brendshme i kërkon z. Rama që në mënyrë urgjente të tërheqë formularin e shpallur publikisht prej tij dhe qe eshte shpërndarë në kundërshtim me ligjin", tha Konja. Pak ditë më parë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama prezantoi projektin për Adresarin ri të kryeqytetit, në bazë të të cilit, do të vendosen tabela me numrin e rrugëve, apartamentit dhe njësisë përkatëse, ndërsa sistemi i adresave do të jetë mjaft i thjeshtë për t'u përdorur nga qytetarët. Kryetari i Bashkisë bëri apel për të gjithë qytetarët e Tiranës që të bashkëpunojnë në këtë proces, duke plotësuar Formularin e Vendbanimit. Në Adresar është i përfshirë emri i rrugës, numri i ndërtesës, numri i hyrjes (shkallës) dhe numri i apartamentit. Gjithashtu, ai përmban bashkitë dhe njësitë bashkiake, në të cilin ndodhet vendbanimi i kërkuar, kodin postar të zyrës më të afërt të postës me vendbanimin e caktuar. Sipas Bashkisë, në përfundim të këtij procesi, që do të jetë viti 2011, Adresari do të jetë në dispozicion të çdo qytetari, i cili vetëm nëpërmjet emrit, mund të gjejë adresën e çdo personi në Tiranë. /a.ke/
KOMENTE