Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia e shtetit: Në pranga kultivuesi më potencial i “Canabis Sativa” në Lazarat
English

Policia e shtetit: Në pranga kultivuesi më potencial i “Canabis Sativa” në Lazarat

Gjirokastër, 3 korrik, NOA – Në luftën e nisur kundër kultivimit të bimëve narkotike në zonën e njohur të Lazaratit, është vënë në pranga sot një tjetër banor i zonës së Gjirokastrës, 44 vjeçari nga Lazarati Pëllumb Zenel Bocia.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit deklaroi sot se “pas grumbullimit të provave të duhura që vërtetonin se shtetasi Pëllumb Bocia kishte kultivuar bimë narkotike të llojit “Canabis Sativa”, janë intensifikuar hetimet për të lokalizuar autorin kultivues të bimës narkotike”.

Sipas shefes së DPPSH-së, Laura Totraku, Pëllumb Bocia, është një nga eksponentët dhe organizatorët e kultivimit në vite të bimëve narkotike në zonën e Lazaratit, por njëherësh dhe një ndër kultivuesit më potencialë të bimës “Canabis Sativa” në këtë zonë.

Totraku tha se “arrestimi i Pëllumb Bocisë, u mundësua pas një pune të koordinuar ndërmjet strukturave qendrore të Drejtorisë Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve, dhe Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, me strukturat vendore te Policisë së Qarkut Gjirokastër.

Aktualisht, materialet për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, i janë dërguar Prokurorisë.

Ndërkohë Policia e Shtetit po vazhdon hetimin e aseteve që rrjedhin nga veprimtaria kriminale e Bocisë, dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Përmes mjeteve të teknologjisë më të fundit, Totraku evidentoi për mediat se po punohet intensivisht për monitorimin e gjithë territorit të vendit, e në mënyrë të veçantë të zonave më problematike, siç është Lazarati, me qëllim identifikimin e çdo zone ku mund të jetë kultivuar bimë narkotike.

Ky aksion i Policisë së Shtetit vjen pasi qeveria i ka shpallur luftë kultivimit të bimëve narkotike në vend, si një nga kërkesat kyçe në procesin e Integrimit të vendit në BE.

mit/NOA
KOMENTE