Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Portret - Kirgistan - Otunbajeva Diplomatja E Shndërruar Në Presidente
English

Portret - Kirgistan - Otunbajeva Diplomatja E Shndërruar Në Presidente

BISHKEK, 3 korrik /ATSH-AFP/ - Roza Otunbajeva, e cila bëri betimin sot si presidente e vendit, ka patur një trajektore të pazakontë politike. Si diplomate e diplomuar në Moskë, ajo ka përfaqësuar vendin e saj në Perëndim përpara se t'i drejtonte opozitarët nëpër barrikadat e Revolucionit të Tulipanëve në vitin 2005. Ishte pikërisht kjo grua htatvogël, 59 vjeçe, flokëgështenjë të prerë shkurt, që u zgjodh të drejtojë vendin nga 12 opozitarë që të gjithë burra ambiciozë, ngjarje pothuaj e paprecedent në këtë vend konservator të Azisë Qendrore ku jeta politike dominohet nga gjinia mashkullore. "Roza është drejtuesja më e mirë për një periudhë tranzicioni. Ajo është e respektuar në veri dhe në jug nga është edhe vetë me origjinë, si nga elitat edhe nga populli", thekson Daniil Kislov, redaktor i medias së pavarur në internet ferghana.ru, që mbulon Azinë Qendrore. "Ajo është e ndershme dhe ka një reputacion të mirë, ajo nuk është e lidhur me klane", shtoi eksperti i pyetur nga AFP-ja. E diplomuar për filozofi në universitetin Lomonosov të Moskës, Otunbajeva, e cila flet rrjedhshëm anglisht dhe nga viti 1989 deri në vitin 1991 ka drejtuar komisionin sovjetik pranë UNESCO-s dhe ka qenë anëtare e kolegjit të ministrave të Jashtëm të BRSS-së. Pas shpërbërjes së BRSS-së në vitin 1991, ajo ishte ministre e Jashtme e Kirgistanit të pavarur në ekipin e presidentit Askar Akaiev. Që prej vitit 1997, ajo jetonte jashtë shtetit ku ka qenë ambasadore në Shtetet e Bashkuara dhe në Britaninë e Madhe. Në vitin 2003, ajo është e dërguara speciale e OKB-së në Gjeorgji ku shpërtheu Revolucioni i Trëndafiltë, protesta popullore që përmbysi regjimin në vend dhe që u pasua nga Revolucioni Portokalli në vitin 2004 në Ukrainë dhe ai i tulipanëve një vit më vonë në Kirgistan. Roza Otunbajeva e ndërpreu në vitin 2004 bashkëpunimin me presidentin Akaiev për t'u bashkuar me radhët e opozitës. Në vitin 2005, ajo përpiqet të paraqitet në zgjedhjet legjislative, por kandidatura e saj nuk regjistrohet sepse ajo nuk ka jetuar për shumë kohë në vend. Çuditërisht, vajza e presidentit Akaiev është kandidate në të njëjtin distrikt. Partia e saj Ata-Jurt (Atdheu) bëhet një nga forcat lëvizëse të Revolucionit të Tulipanëve që solli në pushtet Kurmanbek Bakiev. Ajo ka qenë për një kohë të shkurtër shefe e diplomacisë gjatë presidencës së tij, por është bërë shpejt kritike e regjimit të tij duke denoncuar korrupsionin dhe nepotizmin. "Roza Otunbajeva ka jetuar për një kohë të gjatë në Shtetet e Bashkuara dhe ëndërron të ndërtojë në Kirgistan një shoqëri perëndimore", thekson Andrei Grozin, specialist i Azisë Qendrore në Institutin e vendeve të CEI-së (11 ish-republkat sovjetike) i cili e njeh personalisht. /I.Pu. a.jor.
KOMENTE