Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pse nuk ka çmim Nobel për matematikën?
English

Pse nuk ka çmim Nobel për matematikën?

Suedi, 3 Korrik, NOA- Çmimi Nobel është një çmim ndërkombëtar i caktuar nga qeveria suedeze dhe inspiruar nga Alfred Nobel (1833-1896) industrialist suedez dhe shpikës i dinamitit, nënshkruar nga Shoqata Suedi-Norvegji më 27 nëntor 1895 në Paris . Çmimet jepen çdo vit që nga viti 1901 për arritjet në:

Fizikë (dhënë nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave) Kimi (dhënë nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave) Mjekësi ose Fiziologji (dhënë nga Instituti Karolinska) Letërsi (caktuar nga Akademia Suedeze) Paqe (dhënë nga një komision i caktuar nga Parlamenti norvegjez) Ekonomi (që nga viti 1969) Po, pse nuk ka çmim Nobel për matematikën?

Për mosdhënien e çmimit Nobel kësaj disipline ka dy versione të lidhura ngushtë me njëra tjetrën:

Sipas versionit franko-amerikan Nobel vendosi të përjashtonte matematikën nga ky çmim pasi zbuloi se gruaja e tij e kishte tradhtuar me matematikanin e njohur suedez Gösta Mittag-Leffler.

Ndërsa versioni suedez, pranon se Mittag-Leffler ishte një nga matematikanët më me ndikim të kohës, dhe nëse do ishte njohur çmimi për matematikën me siguri Akademia Mbretërore suedeze do t’ia jepte atij çmimin, por do injoronte studime ndoshta më shumë të merituara në atë epokë.

Një hulumtim i fundit, edhe pse pranon antipatinë e Nobel për Gösta Mittag-Leffler, ka arritur në përfundimin se Nobel nuk e kishte caktuar këtë çmim për matematikën thjesht sepse ai nuk ishte në mesin e interesave të tij, i cili pëlqente shkencat me zbatime praktike (të tilla si kimia) sesa ato me spekulime teorike.

a.e./NOA

KOMENTE