Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rasmussen: Samiti I Nato-S Mund Të Sjellë Mburojën Antiraketë Për Të Gjitha Vendet Anëtare
English

Rasmussen: Samiti I Nato-S Mund Të Sjellë Mburojën Antiraketë Për Të Gjitha Vendet Anëtare

LISBONË, 3 korrik /ATSH-MIA/ - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen deklaroi se në samitin e ardhshëm të NATO-s, që do të zhvillohet më 19-20 nëntor në Lisbonë, mund të aprovohet krijimi i mburojës së përbashkët antiraketorë për 28 vendet anëtare të Aleancës. Sipas Rasmussenit është e domosdoshme që të dy sistemet, ai amerikan dhe evropian, të lidhen në një, çka do të mundësojë të mbrohen jo vetëm ushtarët, por edhe 900 milionë banorët e vendeve të cilat janë pjesë e NATO-s. Rasmussen theksoi se një sistem i tillë do të kushtojë 200 milionë euro. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Portugali, deklaroi se samiti vijues do të jetë një prej më të rëndësishmëve në historinë 60-vjeçare të Aleancës dhe se ai do të përcaktojë fatin e saj. Në këtë samit duhet të miratohet koncepti i ri strategjik i NATO-s./ a.jor.
KOMENTE