Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkodër: Topalli Ngushëllon Familjen E Aktorit Bep Shiroka
English

Shkodër: Topalli Ngushëllon Familjen E Aktorit Bep Shiroka

SHKODËR, 3 korrik /ATSH-G. Marku/- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, bëri sot në mesditë një vizitë në shtëpinë e artistit të njohur shkodran, Bep Shiroka, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë, duke e cilësuar "krenaria e qytetit tonë". Pasi ngushëlloi bashkëshorten, vajzat dhe pjesëtarë të tjerë të familjes Shiroka për humbjen e njeriut të tyre të dashur, Topalli tha për ATSH-në, se "një artist i jashtëzakonshëm, aktor i madh, jo vetëm i teatrit të Shkodrës, por në nivel kombëtar, mbetet krenaria e qytetit tonë". Kryeparlamentarja e quajti aktorin e mirënjohur Bep Shiroka, "një njeri i dashur për të gjithë, një shpirt i lirë, një artist i lindur. Vdekja e tij ka prekur qytetin e vet, familjen, miqtë, artistët, i ka prekur të gjithë". Duke ju bashkuar kësaj humbjeje, Topalli shtoi se "ne kemi pas edhe njohje shumë të vjetra familjare dhe bep Shiroka ka qenë njeri me zemër të madhe, siç janë në përgjithësi artistët". /ch/
KOMENTE