Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Gjermania, Pokeri I Radhës Ndaj Argjentinës
English

Sport-Botëror/ Gjermania, "Pokeri" I Radhës Ndaj Argjentinës

TIRANË, 3 Korrik /ATSH-Gjergji Mima/ - Gjermania e Joachim Loew ka kaluar në gjysmëfinalen e botërorit Afrikë e Jugut 2010, pasi ka gjunjëzuar me rezultatin 4-0 Argjentinën e Maradonës. Gjermanët kanë kaluar menjëherë në avantazh me anë të Muller, i cili ka devijuar lehtë me kokë një kros të hedhur në zonë nga Schweinsteiger në minutën e tretë. Pas golit lojtarët e Maradonës kanë tentuar të reagojnë duke vënë nën presion gjermanët, por pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 1-0. Pjesën e dytë, amerikano-latinët e kanë nisur në sulm duke goditur disa here portën gjermane, por pa arritur të gjejnë golin. Gjermanët kanë arritur të rimarrin kontrollin e lojës në mesin e fraksionit të dytë te lojës dhe kanë dyfishuar rezultatin me anë të Klose ne minuten e 68-te, pas një asisti të dhënë nga Podolski. Vetëm pak minuta më vonë, Schewinsteiger ka bere rolin e Messit në zonën argjentinase, duke dribluar tre mbrojtës e duke shërbyer Firedrich, që ka shtyrë topin në rrjetë duke trefishuar rezultatin. Kur mendohej se loja ishte mbyllur, gjermanët kanë bërë një sulm të ri në minutën e '88, i cili është finalizuar me një tjetër gol te Klose, i cili është rikonfirmuar si një prej shënuesve më të mirë te botërorit, duke arritur Higuain, Villa e Muller ne kuoten e 4 golave. Argjentina nuk ka dhënë atë lojë që pritej. Ylli i saj Leo Messi nuk ka pasur hapësira për të vepruar, ashtu si dhe Tevez, që ka qenë në cdo cast nën mbikëqyrjen e mbrojtësve gjermanë. Argjentinë - Gjermani 0-4 Shënues: Muller 3', Klose 68' 89', Friedrich 74' Argjentina (4-3-1-2): Romero; Otamendi (25' Pastore), Demichelis, Burdisso, Heinze; Mascherano, Rodriguez, Di Maria (31' Aguero); Messi; Tevez, Higuain. Trajner: Diego Armando Maradona. Gjermania (4-2-3-1): Neuer; Lahm, Friedrich, Mertesacker, Boateng (27' Jansen); Khedira (33' Kroos), Schweinsteiger; Mueller, Ozil, Podolski; Klose. Trajner: Joachim Loew. /a.ke/
KOMENTE
  • Ozgen Polat20:07 - 03 Korrik 2010
    Shumë mirë Gjermania...
  • Anizel19:41 - 03 Korrik 2010
    ...I uroj suksese te metejshme Gjermanise pse jo ta fitoje dhe boterorin "Afrika 2010" .... e meritooooooooon.