Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi-Obamës:Marrëdhëniet Dypalëshe Do Të Zhvillohen Në Interes Të Paqes
English

Topi-Obamës:Marrëdhëniet Dypalëshe Do Të Zhvillohen Në Interes Të Paqes

- Presidenti Topi uron Presidentin amerikan, Barack Obama, për Ditën e Pavarësisë - TIRANË, 3 Korrik/ATSH/.- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, uroi sot me anë të një mesazhi Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, me rastin e Ditës së Pavarësisë. "Duke kujtuar këtë ditë të gëzuar feste për vendin tuaj, kam dëshirën të shpreh dhe ndjenjat e mia mbi mesazhin e jashtëzakonshëm që ajo përcjell, si dita e fitores së vullnetit natyral të njeriut dhe të një kombi për liri dhe barazi sociale. Ky vullnet, si një nga vlerat më të çmuara të kombit Tuaj, mbetet gjithmonë një frymëzim dhe shembull i përjetshëm për të gjitha kombet", thuhet ndër të tjera në mesazhin e urimit të Kreu të shtetit shqiptar. Në të shprehet mirënjohja e thellë për mbështetjen që SHBA-së i ka dhënë integrimit europian të Shqipërisë në NATO dhe në përpjekjet për ndërtimin e një shoqërie demokratike, të denjë për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. "Shpreh vullnetin dhe bindjen time më të thellë se me angazhimin tonë të përbashkët, marrëdhëniet e shkëlqyera të miqësisë dhe bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe SHBA-së do të njohin zhvillime të mëtejshme, në të mirë të dy popujve dhe vendeve tona, në interes të paqes globale dhe stabilitetit e përparimit të vendeve të rajonit të Ballkanit", thuhet në mesazhin e urimit të Presdentit Topi drejtuar Presidentit të SHBA-ve, Barack Obama. /a.s/s.s./
KOMENTE