English

Afrikë e Jugut 2010, Gjermani, Klose: Spanja nuk është e pamundshme

Johanesburg, Afrikë e Jugut, 5 Korrik 2010 NOA - Entuziazmi në skuadrën e Gjermanisë në këtë Botëror duhet thënë se është tepër i lartë dhe kjo sidomos kur ata arritën të fitonin me rezultatin e thellë 4 me 0 ndaj Argjentinës.

Momentalisht në rrugën drejt finales skuadra e Loew do të haset me një tjetër kundërshtar tepër të fortë dhe bëhet fjalë pikërisht për përfaqësuesen e Spanjës.

Është një ndeshje e cila premton shumë spektakël pasi mund të themi se kanë qenë dy ekipet të cilat kanë ofruar një futboll tepër të pëlqyeshëm.

Në lidhje me këtë sfidë ka dhënë mendimin e tij dhe sulmuesi i gjermanëve Miroslav Klose, i cili aktualisht është në kuotën e katër golave.

“Ekipi i Spanjës është më i fortë se Anglia dhe Argjentina, por kjo nuk do të thotë se janë më të fortë se ne dhe nuk mund të fitojmë kundrejt tyre. Do të japim maksimumin tonë për të vënë në dukje pikat e tyre të dobëta”, - këto ishin fjalët e Kloses i cili është tepër i sigurt për kualitetin e Spanjollëve, por njëkohësisht dhe për forcën e Gjermanisë.

Sfida midis këtyre dy ekipeve do të ketë dhe nën-sfidën e saj në brendësi midis dy golashënuesve të këtij Botërori, atë midis Villës, i cili ka arritur kuotën e 5 golave dhe Kloses i cili është vetëm një më pak se ai.

Dua të shënoj pesë gola në këtë turne dhe do të jem akoma më i lumtur në qoftë se do të arrija kutin e 6 të tillëve”, - pohoi Klose.

r.b/NOA

KOMENTE