Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Axhenda Ndërkombëtare 4 Korrik 2010
English

Axhenda Ndërkombëtare 4 Korrik 2010

KRYESORE ---------------- VARSHAVË - Më tepër se 30 milionë zgjedhës polakë votojnë sot për të zgjedhur presidentin e tyre, ndërkohë që zhvillohet raundi i dytë mes liberalit Bronislaw Komorowski dhe konservatorit Jaroslaw Kaczynski, vëllai binjak i presidentit të vdekur në prill në një aksident ajror në Rusi. JOHANESBURG - Shtohen emocionet ndërkohë që katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Botës në futboll do të përballen të martën dhe të mërkurën në Durban dhe Cap. TË TJERA -------------- NJU ORLINS- Vazhdon lufta kunder njollës së naftës të derdhur në detin e Gjirit të Meksikës. BAGDAD - Vazhdon vizita e zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden i cili do të festojë ditën e pavarësisë së Amerikës me trupat amerikane dhe do të takohet me drejtuesit irakianë. BUKAVU - Vazhdon situata e rënduar në Sange, në lindje të Kongos, ku shpërthimi i një çisterne nafte ka shkaktuar të paktën 230 të vdekur deri dje. KABUL - Ceremoni zyrtare për marrjen e detyrës nga gjenerali amerikan David Petraeus, në postin e komandantit të ri të përgjithshëm të forcave ndërkombëtare në Afganistan. BAKU - Vizitë e sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton i cila do të takohet me presidentin azerbajxhanas, Ilham Aliev. KAJRO - Këshilltarë të lartë të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu zhvillojnë takime në Kajro me kreun e shërbimeve sekrete egjiptiane, Omar Souleimane. SANTA MARIA - Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva përfundon vizitën e tij zyrtare në Kepin e Gjelbër dhe do të vazhdojë turin e tij afrikan në Guinenë Ekuatoriale. MADRID - Mbërrin në vend presidenti sirian, Bachar al-Assad për një vizitë zyrtare dyditore, pas një turi në Amerikën Latine. OTAVA - Mbretëresha britanike, Elizabeth II vazhdon vizitën prej nëntë ditësh në Kanada./ /i.p/
KOMENTE