Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Azerbajxhani I Kërkon Ndihmë Uashingtonit Mbi Çështjen E Rajonit 'Nagorni Karabak'
English

Azerbajxhani I Kërkon Ndihmë Uashingtonit Mbi Çështjen E Rajonit 'Nagorni Karabak'

BAKU, 4 korrik /ATSH-AFP/ - Presidenti azerbajxhanas, Ilham Aliev kërkoi sot ndihmë nga Uashingtoni për të gjetur një zgjidhje "të bazuar mbi ligjin dhe të drejtën ndërkombëtare" për konfliktin me Armeninë mbi rajonin separatist Nagorni Karabak. ''Azerbajxhani pret që të bashkëpunojë me SHBA-në dhe gjithë palët e tjera për zgjidhjen e kësaj krize'', deklaroi ai gjatë një konference të përbashkët për shtyp që dha me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton. "Ky fakt përbën një problem shumë të rëndësishëm për vendin dhe kërcënimin kryesor për sigurinë rajonale", theksoi Aliev. "Dëshirojmë të arrijmë një zgjidhje të bazuar mbi ligjin ndërkombëtar dhe do të duhet ta gjejmë si do qoftë sepse populli ynë po vuan", vazhdoi presidenti. "Problemet që parashtroni janë shumë të rëndësishme", iu përgjigj Clinton para takimi të tyre pa praninë e gazetarëve. Vizita e parë në Baku e sekretares amerikane të Shtetit është pjesë e një turi që përfshin Kievin dhe Krakovën dhe që do të vazhdojë sot në mbrëmje në Erevan dhe më pas në Tbilisi./ /i.p/
KOMENTE