English

Kinë - Arrin Në 42 Të Vdekurit Dhe 57 Të Zhdukurit Nga Rrëshkitja E Dherave

PEKIN, 4 korrik /ATSH-AFP/ - Gjenden trupat e 42 personave nga ekipet e kërkimeve që vazhdojnë operacionet për gjetjen e trupave të 57 personave të tjerë, ende të zhdukur pas rrëshkitjes së dherave të ndodhura në fund të qershorit në jugperëndim të Kinës, njoftoi sot agjencia shtetërore kineze e lajmeve Hsinhua. Në një bilanc të publikuar dje flitej për 26 të vdekur dhe 73 të zhdukur. Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar nën gërmadhat e fshatrave të shkatërruar që prej 28 qershorit në rajonin Dazhai, në provincën Guizhou pas shirave të rrëmbyeshëm, sipas agjencisë Hsinhua. Më tepër se 100 mijë tepër kub ujë baltë dhe shkëmbinj, sasi e mjaftueshme për të mbushur deri në sipërfaqe 40 pishina olimpike, kanë vërshuar në rajonin Dazhai, duke shkatërruar mbi 30 ndërtesa dhe shumë shtëpi. Sipas shtypit lokal, 45 fëmijë rezultojnë të zhdukur apo të vdekur./ /i.p/
KOMENTE