English

Kosovë: Admirali Stavridis Viziton Kfor-In

PRISHTINË, 4 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Komandanti Suprem i Forcave të Përbashkëta për Evropën, (SACEUR), Admirali James G. Stavridis, nesër do të vizitojë KFOR-in. Admirali Stavridis do të informohet mbi situatën aktuale nga komandanti i KFOR-it, Gjeneral lejtnant Markus Bentler, njoftoi sot për mediat zyra e shtypit e KFOR-it. Shtabi Suprem i Forcave të Përbashkëta për Evropë (SHAPE) afër Mons (Belgjikë) është Shtab i Operacioneve të Komandës Aleate (ACO), një prej dy komandave strategjike ushtarake të NATO-s. ACO që udhëhiqet nga Komandanti Suprem i Forcave të Përbashkëta për Evropë (SACEUR), është përgjegjës për të gjitha operacionet e Aleancës, duke u nisur nga ngushtica e Gjibraltarit deri në Afganistan./n.m/
KOMENTE