Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë: Sejdiu Uron Presidentin Obama Për Ditën E Pavarësisë Së Shba-Ve
English

Kosovë: Sejdiu Uron Presidentin Obama Për Ditën E Pavarësisë Së Shba-Ve

PRISHTINË, 4 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu i dërgoi sot një letër urimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 4 Korrikut. "Kjo ditë e veçantë nderon historinë e pasur të Amerikës dhe shenjon të ardhmen prosperuese që ka përpara shteti Juaj i madh. Ishin pikërisht principet e baballarëve themelues të shtetit Tuaj ato që prinë popullin amerikan dhe që premtojnë një ardhmëri të ndritshme për Shtetet e Bashkuara dhe për të gjitha ata që u besojnë idealeve tona të përbashkëta të lirisë dhe të paqes. Po ato principe e udhëheqin sot Kosovën dhe kjo lidhje e përbashkët në mes dy shteteve tona e ka shndërruar Kosovën dhe popullin e saj në aleatin më të palëkundur që Shtetet e Bashkuara kanë sot dhe do të kenë përherë në të ardhmen", thekson Presidenti Sejdiu. Më tej, ai vlerëson zemërgjerësinë e paparë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkrahjen që ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe për mbështetjen e gjithanshme që po jep sot për zhvillimin e vendit tim. "Prandaj, populli i Kosovës qëndron me Amerikën për ta nderuar këtë ditë monumentale dhe mbetet falënderues ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e palëkundur për Republikën e Kosovës" thekson në urimin e ti presidenti Sejdiu./e.gj//n.m/
KOMENTE