Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Libra Të Rinj Në Libraritë E Tiranës
English

Libra Të Rinj Në Libraritë E Tiranës

TIRANË, 4 Korrik /ATSH- Suada Daci/.- Stendat e librarive të kryeqytetit janë pasuruar këtë javë me një numër librash të rinj nga autorë shqiptarë dhe të huaj. Disa prej tyre janë: "Gjeopolitika e emocioneve" nga Dominik Moisi. Me anë të këtij libri, Moisi demonstron në mënyrë të shkëlqyer se bota sot ka shumë mundësi të rindërtohet nga "përplasja e emocioneve". Ky libër është botuar nga shtëpia botiese "AIIS" dhe kushton 1200 lekë. "Trashëgimtarët, PS midis transformimeve dhe vazhdimësisë", është një libër nga Luljeta Progni. Parathënia e tij cilët është shkruar nga Prof. Dr Artan Fuga.Libri i kushtohet transformimeve të rëndësishme të cilat sollën ngjizjen e PS-së në fillim të viteve '90 dhe ndryshimin e saj gradual. Është botuar nga UET dhe kushton 700 lekë. "Makina e Dashurisë", është romani i autores Jacqueline Susann. Ky bestseller rrëfen historinë e Robin Stounit, një person shumë karizmatik që bëhet president i një rrjeti të fuqishëm Televiziv, rreth të cilit vëmendja e femrave nuk mungon asnjëherë. Vjen si botim i shtëpise botuese "OMSCA-1" dhe kushton 1200 lekë. "Tejqyra e qelibartë" është një roman për fëmijë i autorit Philip Pullman. Lira dhe Uilli janë 2 personazhet kryesor të librit që gjenden në mision të jashtëzakonshëm dhe që janë në një rrezik që nuk përshkruhet. Libri është botim i shtëpisë Botuese "Dudaj" dhe kushton 800 lekë. /a.ke/
KOMENTE