Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Maskat sulmuan autobusët e Athinë-Tiranë, si u plagosën rëndë 3 shqiptarë
English

Maskat sulmuan autobusët e Athinë-Tiranë, si u plagosën rëndë 3 shqiptarë

Policia greke beson se bëhet fjalë për larje hesapesh, ndërsa kryetari i Bashkisë së zonës ku ndodhi ngjarja theksoi se është shumë e mundur, tre personat të kenë dashur t'u dërgojnë “mesazh” dy pronarëve të restorantit, që janë një grek dhe një shqiptar

Agrinio, 4 Korrik 2010 NOA/Newsit - Tmerrin me sy panë 120 klientë të një restoranti, që gjendet ndërmjet rrugës Patra-Agrinio, në orët e para të ditës së Diel, kur disa persona të maskuar u futën në autobusin e linjës Athinë-Tiranë dhe filluan të qëllojnë me kallashnikov. Tre emigrantë u plagosën dhe një grua është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burime zyrtare të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë, duke iu referuar burimeve të policisë greke, i thanë agjencisë NOA se ngjarja ndodhi rreth orës 01:00, në qytetin e Agrinios, rreth 330 km nga Athina, kur disa persona të armatosur dhe me maska kanë sulmuar një lokal, ku ishin ndaluar tre autobus të linjës Athinë - Tiranë.

Incidenti ndodhi pak pas mesnate në një restorant në të dalë të Amfilokisë, ku qëndrojnë shpesh autobusët e linjës Shqipëri-Greqi, detajoi policia greke e cituar nga Newsit.

Tre persona të maskuar, të armatosur me Kallashnikov, u futën në autobus, dy nga porta e parë dhe njëri nga mbrapa dhe pasi bërtitën me të madhe për të tmerruar emigrantët shqiptarë, u kërkuan që të shtrihen të gjithë poshtë.

Nga vendngjarja raportohet se pllakosi panik i madh dhe shumë ndër 100 emigrantët tentuan të dalin me çdo lloj mënyre nga autobusi.

Disa emigrantë të kapur nga paniku, nuk hezituan të thyejnë xhamat e autobusit dhe të dalin të tmerruar.

Nga xhamat e thyer dhe nga plumbat, u plagosën dy të rinj, njëri 15 vjeç dhe tjetri 28 vjeç, të dy emigrantë shqiptarë, të cilëve u ofruan menjëherë ndihmën e parë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ralf Gjoni, i tha agjencisë NOA se si pasojë e këtij sulmi kanë mbetur të plagosur shtetasit shqiptarë : Efimi Bika, datëlindja 06.11.1944, lindur në Përmet, Vangjel Stavro, datëlindja 01.03.1995, lindur në Athinë dhe Soni Hodaj, datëlindja 26.12.1981, lindur në Fier.

Tre autorët që sollën tmerrin, duke dalë nga autobusi filluan të qëllojnë ndaj tre autobusëve të tjerë që ishin parkuar jashtë restorantit dhe kishin destinacion Tiranën. Gjatë të shtënave ndaj tre autobusëve të tjerë, plagosën në qafë një 62 vjeçare shqiptare e cila po priste në autobus. Emigrantja gjendet jashtë rrezikut në spitalin e Andirios.

Arsyet e këtij akti akoma nuk janë bërë të qarta, pasi duket se tre autorët, nuk kanë patur qëllim grabitjen e parave të emigrantëve.

Policia greke beson se bëhet fjalë për larje hesapesh, ndërsa kryetari i Bashkisë së zonës ku ndodhi ngjarja theksoi se është shumë e mundur, tre personat të kenë dashur t'u dërgojnë “mesazh” dy pronarëve të restorantit, që janë një grek dhe një shqiptar.

Me të marrë këtë njoftim Ambasada jonë në Athinë, si dhe Konsullata e Përgjithshme në Janinë, e kanë ndjekur me vëmendje të veçantë situatën e krijuar, duke qenë në kontakt të vazhdueshëm si me autoritetet policore, spitalore, ashtu dhe me spitalin e Agrinios. Ndërkohë, përfaqësues të Ambasadës në Athinë dhe Konsulli i Përgjithshëm në Janinë ndodhen në vendngjarje.

Kurse zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme bën të ditur se nga komunikimet e vazhdueshme me spitalin e Agrinios, rezulton se Vangjel Stavro dhe Soni Hodaj janë plagosur lehtë dhe pritet të dalin gjatë ditës së sotme nga spitali, ndërsa Efimi Bika, i është nënshtruar menjëherë një ndërhyrje kirurgjikale dhe situata e saj paraqitet e qëndrueshme dhe jashtë rreziku për jetën.

“Ministria e Punëve të Jashtme, krahas interesimit për gjendjen shëndetësore të të plagosurve, i ka kërkuar autoriteteve kompetente të shtetit fqinj që të zbardhen sa më parë rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarje të rëndë, si dhe të identifikohen e dënohen autorët e saj”, - i tha agjencisë NOA, z.Ralf Gjoni, zëdhënës i MPJ shqiptare.

r.n/NOA

KOMENTE