Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD: Fushata kundër rritjes së pagave e pensioneve, pashpirtësi e lindur e krerëve socialistë
English

PD: Fushata kundër rritjes së pagave e pensioneve, pashpirtësi e lindur e krerëve socialistë

Tiranë, 4 korrik, NOA – Duke përshëndetur premtimin e realizuar të qeverisë për rritjen e pagave dhe pensioneve, Partia Demokratike ka deklaruar sot se fushata e Edvin Rama dhe klubit të milionerëve bllokmenë të rinj kundër kësaj rritjeje është kundër çdo principi moral.

Zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli, denoncoi në emër të PD-së, këtë pashpirtësi të Ramës dhe kupolës së milionerëve që drejton sot PS, si dëshminë e trashgimisë historike e bioligjike dhe shpirtkazmërisë së tyre.

“Të ngrihesh sot kundër rritjes së pënsioneve do të thotë të heqësh çdo maskë dhe të nxjerrësh fytyrën e vërtetë çnjerëzore para 520 mijë pensionistëve shqiptarë, të cilët dolën nga regjimi i etërve tuaj, më skllevër se çdo qytetar tjetër në planet”, deklaroi Mëhilli.

Ajo vijoi me të tjera kundërakuza duke thënë se ngritja kundër rritjes së pensioneve kësaj reforme sociale të qeverisë nënkupton sipas PD-së, dëshminë e vërtetë të pasionit të krerëve të PS-së, që vijojnë rrugën e të parëve të tyre, duke u përpjekur t’i shohin qytetarët gjithnjë e më të varfër dhe të ngrenë parajsën e tyre pasurore mbio këtë varfëri.

Zëdhënësja e PD-së, tha se “Të pretendosh se pensionet po rriten duke marrë 70 përqind të kursimeve të shqiptarëve do të thotë të mashtrosh shqiptarët pa u skuqur 70 herë, pasi asnjë qindarkë nuk është marrë e nuk merret nga cilado qoftë kredi për rritje rrogash e pensionesh nga qeveria aktuale”.

Në emër të PD-së, zëdhënësja Erla Mëhilli përshëndeti vendimin e qeverisë për rritjen e rrogave dhe pensioneve, duke e cilësuar “një dëshmi madhore të politikës së saj të zemrës së dhimbsur”.

i.t/NOA

KOMENTE