English

Poloni - Komorowski: Fitoi Demokracia

VARSHAVË, 4 korrik /ATSH-ANSA/ - "Fitoi demokracia polake", ky është komenti i parë i Brinislaw Komorowskit pas publikimit të rezultateve të sondazheve post-zgjedhore që e nxjerrin atë fitues të balotazhit presidencial në Poloni. Në një deklaratë të drejtpërdrejtë televizive, Komorowski, kryetari aktual i Dhomës së ulët të Parlamentit polak, deklaroi se "polakët kanë të drejtë të jenë krenarë sepse sot fitoi demokracia". Sipas sondazheve të dy instituteve të ndryshme, Komorowski ka marrë 53.1 (i pari) dhe 51.09 (i dyti) për qind të votave, kundrejt 46.9 dhe 48.9 për qind të rivalit të tij, ish-kryeministri Jarosaw Kazinski, vëllai binjak i ish-presidentit Lech Kazinski, i cili humbi jetën në tragjedinë ajrore të 10 prillit në Smolensk të Rusisë. /e.v/
KOMENTE