Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Poloni - Presidenciale - Hapen Qendrat E Votimit Për Raundin E Dytë
English

Poloni - Presidenciale - Hapen Qendrat E Votimit Për Raundin E Dytë

VARSHAVË, 4 korrik /ATSH-AFP/ - U hapën sot rreth orës 04:00 GMT qendrat e votimit në Poloni për raundin e dytë të votimeve presidenciale, ku në garë janë liberali Bronislaw Komorowski, 58 vjeç dhe konservatori Jaroslaw Kaczynski, 61 vjeç, njoftoi një reporter i AFP. Votimi, raundi i parë i të cilit u zhvillua më 20 qershor, u organizua pas vdekjes tragjike të presidentit Lech Kaczynski në një aksident ajror, më 10 prill në Rusi. Komorowski, kryetar i dhomës kryesore të parlamentit dhe aleat i ngushtë i kryeministrit liberal dhe proevropian Donald Tusk, arriti të merrte në turin e parë 41.54 për qind të votave dhe është lehtësisht në favor, ndërkohë që në një sondazh të fundit thuhej se pritet të marrë rreth 51 për qind të votave./ /i.p/
KOMENTE