Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reportazh/- Mali I Dajtit Mbledh Të Apasionuarit E Turizmit Malor
English

Reportazh/- Mali I Dajtit Mbledh Të Apasionuarit E Turizmit Malor

TIRANË, 4 Korrik/ATSH, S.Daci, E.Gjikolli/- Jo shumë larg nga Tirana, rreth 25 km në lindje, aty ku lartohet mali i Dajtit, turistët dhe pushuesit ushtrojnë në këto ditë të nxehta vere turizmin malor. Me ajrin e pastër, bimësinë e pasur, liqenet e vegjël malorë, lokalet me pamje piktoreske, pyjet, kalatë e lashta, ndërtimet tradicionale, etj, Dajti po tërheq gjithnjë e më shumë të apasionuarit pas turizmit malor, sidomos turistë të huaj. "Turizmi malor është po kaq interesant sa ai bregdetar, për të mos thënë edhe më i shëndetshëm", thotë Liljana, një shqiptare që jeton prej 10 vitesh në Itali, e cila ishte duke paguar biletën për të shkuar me teleferik në ish-Kampin e Punëtorëve në malin e Dajtit, distancë që përshkohet vetëm për 14 minuta. Prezenca e dikurshme e "Kampit të Punëtorëve" dhe "Kampit të Pionerëve", por në përgjithësi vlerat eko-turistike të pyllit që kanë tërhequr e po tërheqin turistë në të gjitha stinët, tregon se Parku Kombëtar i Dajtit mbetet ende një preferencë. Ashtu sikurse të gjithë vizitorët ditorë në Dajt, edhe Liljanës i pëlqen t'i kaloj disa orë në malin e Dajtit, ndërsa udhëtimi me teleferik mundëson pamje panoramike të maleve përreth. "Vij vetëm një herë në vit në Shqipëri, por asnjëherë nuk e humbas mundësinë për të ardhur me famijen në Parkun Kombëtar të Dajtit", tha Liljana. "Vizitorët nuk mungojnë se ata janë të pranishëm në çdo stinë të vitit. Aktualisht rruga e malit të Dajtit përshkrohet çdo ditë nga mbi rreth 600 pushues në ditë, nga të cilët 70% e tyre janë turistë të huaj", tregon kryetari i komunës së Dajtit, Kujtim Qefalia. Sipas tij, Parku Kombëtar i Dajtit frekuentohet nga vizitorë ditorë, ndërsa ofron mundësi akomodimi edhe për turistët e huaj. "Llojet e aktiviteteve që praktikohen tani në verë këtu janë eskursionet, sportet e ajrit dhe alpinizmi, ndërsa në stinën e dimrit", vijon Qefalia, që shton se "turistët vijnë edhe për ski". Përgjatë rrugës Linzë- Bregas, anës rrugës kryesore ka mjaft komplekse, hotele bare e restorante, ku spikasin ndërtimet me gurë dhe dru, karakteritikë e ndërtimeve tradicionale të zonës, që harmonizohen duke u alternuar me natyrën. Gjelbërimi masiv, madje në shtim i bën këto lokale pjesë të natyrës dhe vazhdim të saj. Verandat e mëdha dhe funksionale me pishina ofrojnë një shërbim më shumë për frekuentuesit. I tillë është edhe kompleksi "Dajti Park", ku pushuesit mbrrijnë që në orët e para ditës. "Jemi frekunetues të rregullt të pishinave në Dajt, sepse është shumë fresk dhe zakonisht është qetësi, ndryshe nga komplekset e tjera në Tiranë", thotë Goni, një qytetar nga Tirana, që është njohës mjaft i mirë i Parkut Kombëtar të Dajtit. Ndryshe nga vizitorët ditorë, Goni i organizuar me shoqërinë e tij është apasionuar pas pamjeve natyrore, të cilat i përmbledh në fotografi. Fundjavën e kaluar ai kishte qënë te Ura e Brarit, "një nga vendet e këndshme për të kaluar një ditë pushimi", shton ai. "Edhe pse në këto ditë të nxehta, preferohet plazhi, apo pishinat, një ofertë e mirë për një të diele relaksuese është edhe vajtja në fshatin Brar, një nga 14 fshatrat e komunës së Dajtit që ka vlera historike, kulturore dhe turistike", tregon Goni, ndërsa vlerëson se "problemi kryesor i Brarit, është infrastruktura. Kjo bën që të mos shfrytëzohen mjaftueshëm vlerat natyrore dhe historike të tij". Por tashmë edhe banorët e Brarit janë në pritje të Rrugës së Arbrit, realizimi i të cilës do të lidhë shumë shpejt Tiranën me Dibrën, duke shkurtuar rrugën për në Maqedoni dhe zhvilluar edhe më tej turizmin në zonën e Dajtit. Parku Kombëtar është një nga parqet e shpallur në mbrojtje që në vitin 1966, shtrihet në 2 957 hektarë dhe nga ana administrative përfshihet në rrethin e Tiranës. Në vitin 1994, Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit miratoi një projekt për zgjerimin e këtij parku edhe në 7312 ha të tjerë, duke përfshirë një sipërfaqe që kufizohet me malin e Brarit dhe në Jug me malin e Priskës. Kjo ka bërë që ky park të ketë një sipërfaqe prej 10. 269 ha. Ngjashmëria e madhe e bimësisë së tij me atë të lartësive të Europës Qëndrore është gjëja e parë që bie në sy me shtrirjen e karakterizuar në pyllin e Ahut. Në Parkun Kombëtar të Dajtit janë pylli i Ahut, pylli i Pishës, me pisha ballkanike, të cilat shtrihen në shpatet shkëmbore të kësaj pjese. Ndërsa pyjet gjethegjerë para malorë shfaqen në veri-perëndim të malit të Dajtit, ku përgjatë lumit të Tiranës ndodhet pylli me Rrape, ku në lartësitë më të ulta shfaqet pylli mesdhetar. Liqenet malorë janë në Linxë, Bregas dhe Tufinë dhe përcjellin ndjesi të këndshme puthuajse në çdo fshat. Komuna e Dajtit karakterizohet edhe nga një trashëgimi të pasur kulturore, që fillon nga antikiteti e deri në ditët tona. Zona e Dajtit përfshin një numër të konsiderueshëm monumentesh kulture që u përkasin periudhave të ndryshme. Njëri prej këtyre është edhe Kalaja e Dajtit (në shpatin perëndimor të malit të Dajtit), Kalaja e qytezës në Tujan (në fshatin Priskë-Shishtufinë të komunës Dajt), Rrënojat e Kishës Shën Mërisë (në fshatin Linzë komuna Dajt), etj./n.m/
KOMENTE