Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkurtimi i buxhetit të shtetit, po preken investimet e nevojshme
English

Shkurtimi i buxhetit të shtetit, po preken investimet e nevojshme

Tiranë, 4 korrik 2010, NOA Rajmonda Lajthia/ - Ngrirja e rreth 30 miliardë lekëve nga buxheti i shtetit, me qëllim shkurtimin e shpenzimeve, nga kriza që ka përfshirë financat publike ka sjellë bllokim të investimeve publike. Ndër to përfshihen edhe vepra madhore si rruga Tiranë – Elbasan ende e patenderuar apo rruga e Arbrit.

Niveli i investimeve në gjasht-mujorin e parë të vitit mbetet i ulët, fakt i cili konfirmohet edhe nga numri i pakët i tenderimeve.

Zëvendësministri i Puneve Publike Ernest Noka pohon për agjencinë e lajmeve NOA se po punohet me kontratat e lidhura një vit më parë, por ai premton se në pjesen e mbetur të vitit do të ketë një numër më të lartë të tenderimeve.

Sipas tij, risia e këtij viti është se kompanitë e ndërtimit nuk kanë më interes të copëzojnë projektet, por ti realizojnë ato në një afat më të gjatë.

“Ky fakt ka bërë që ne të vijojmë me kontratat e lidhura një vit më parë, por kjo nuk do të thotë se nuk jemi të përgatitur që të kryejmë tenderime edhe gjatë këtij viti”, - thotë Noka.

Më tej ai sqaron se, në muajin korrik do të kryhet tenderi për pjesën e parë të rrugës Tiranë-Elbasan.

Por mungesa e parave në buxhet ka bërë që qeveria të kthejë sytë nga dhënia me konçesion e veprave publike, por edhe duke kërkuar ndihmë nga donatorët. ”Kemi kërkesa për konçesion nga sipërmarrjet private, të cilat ne po i shyrtojmë. Pas ndihmave të donatërëve, apo konçesioneve që do të lidhen ne besojmë se investimet publike do të jenë në nivelin e parashikuar”.

Qeveria po përgatitet të shkurtojë rreth 10 % të buxhetit të shtetit. Ky fakt erdhi si pasojë e euforzimit të qeverisë për të planifikuar një buxhet më të fryre nga sa realisht premtonte situata ekonomike.

r.l/r.n/NOA

KOMENTE