English

“Spider-Man-i”, tani e tutje quhet Andrew Garfield (VIDEO)

Los Anxheles, SHBA, 5 Korrik 2010 NOA - Pas disa muajsh pritjeje plot ankth, më në fund “Spider-Man” ka një fytyrë të re. Do të jetë aktori nga Los Angeles, Andrew Garfield i cili do të marrë rolin e falshëm, pas Tobey Maguire.

Garfield është mjaft i njohur në botën kinematografike dhe kjo pasi ka qenë ndër protagonistët e filmit “Parnassus” – “Njeriu i cili donte të mashtronte djallin”.

Data e lançimit të Spider-Man të ri, me regji të Marc Webb një film që do të jetë në 3D, është caktuar për 3 korrik 2012 ndërsa xhirimet do të fillojnë në dhjetor.

{youtube}14ZHWj9DAMI{/youtube}

Kureshtja për këtë projekt është e madhe, fillimisht si episod i katërt në sagën e “Spider-Man”, e udhëhequr nga Sam Raimi dhe më pas në sajë të një revolucioni të vërtetë, Raimi dhe Toby Maguire lënë skenën e filmit për t’u zëvendësuar nga aktorë të rinj dhe drejtues të tjerë.

“Pavarësisht nga emri i tij ku nuk mund të njihet nga të gjithë nëpër botë, ata të cilët janë në dijeni të punës së këtij aktori të talentuar dinë mjaft mirë se çfarë është në gjendje të japë. Ka një kombinim të rrallë të inteligjencës dhe të njerëzimit”, –ishin fjalët e drejtorit të ri të projektit filmik “Garfield Webb”.

r.b/NOA

{youtube}QydPTTT4BEw{/youtube}

KOMENTE