Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Stina E Verës-Mjekët: Kujdes Nga Temperaturat E Larta
English

Stina E Verës-Mjekët: Kujdes Nga Temperaturat E Larta

TIRANË, 4 Korrik/ATSH-Eriola Çuko/. - Temperaturat në vend po shënojnë vlera të larta mbi 30 gradë, ndërsa mjekët japin dhe këshillat përkatëse për të gjithë popullatën për mbrojtjen e tyre nga ndikimi i të nxehtit në shëndet. "Konsumoni sa më shumë lëngje, fruta dhe zarzavate, por tregoni edhe kujdes të veçantë për fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzana e të sëmurët kronikë në kushtet e temperaturave të larta", thonë mjekët. Ata këshillojnë që në kushtet e temperaturave të larta, të konsumohet deri 2 litra ujë në ditë dhe jo pije alkoolike. "Evitoni lëvizjet dhe aktivitetet fizike intensive nga ora 11.00 deri në orën 16.00", thonë mjekët, sipas të cilëve, fëmijët dhe të moshuarit janë mosha që duhet të tregojë më tepër kujdes. Mjekët pohojnë se më tepër kujdes duhet të tregohet për fëmijët dhe të moshuarit, pasi janë dhe personat më të rrezikuar nga ndikimi i nxehtësisë. Por, edhe personat e moshës alternative (as të moshuar, as fëmijë) që të kenë kujdes nga temperaturat e larta dhe ekspozimi në diell, të cilët mund të shkaktojnë probleme të rëndësishme dhe ndonjëherë mjaft të mprehta shëndetësore, siç janë hipertermia malinj (rritja e shpejtë dhe shumë e lartë e temperaturës së trupit), goditja nga dielli, humbja e madhe e lëngjeve dhe kripërave të trupit me anë të djersës, si dhe djegiet e lëkurës akute dhe kronike. Njerëzit mund të ekspozohen ndaj këtyre elementëve klimaterikë si gjatë kohës së punës, ashtu edhe kur janë duke pushuar (psh. në plazh). Ndaj për të gjithë ata që shkojnë me pushime në det apo në mal, mjekët këshillojnë "qëndroni në hije në orët e pikut të diellit, ndërsa duhet të përdorni kapelet, syzet e errëta të diellit për mbrojtjen e kokës dhe syve". Sipas mjekëve, ekspozimi në diell duhet bërë gradualisht dhe jo menjeherë. Përdorimi i kremrave mbrojtës për mbrojtjen nga rrezet UV-a dhe UV-b, sipas fototipit të lëkurës dhe intensitetit te rezeve ultraviolet, është i domosdoshëm në këto ditë. Ndërsa, kremrat mbrojtëse duhen aplikuar 15 -20 minuta para daljes në diell; pas larjes, pas fshirjes me peshqir, si dhe djersitjes. Reduktimi i sforcove fizike në orët më të nxehta të ditës dhe mbajtja e kapeles apo çadrës, në raste të daljes në rrugë, mbajtja e rrobave të gjëra, të lehta, me ngjyra të çelura (mundësisht prej pambuku) janë të tjera këshilla që japin mjekët. Ndërsa, disa nga masat që duhen të merren për parandalimin e infeksioneve dhe virozave janë konsumimi i ujit të sigurtë (të blerë ose të zier nga çezma, kur nuk jemi të sigurtë për cilësinë e tij), larja e vazhdueshme e duarve, ruajta e ushqimeve në frigorifer apo në vende të freskëta, konsumim i freskët i ushqimeve sidomos atyre me përmbajtje bulmetrash, vezësh, mishi (qumështi, vezët, akulloret, majoneza, mishi i pulës, peshku i freskët, etj). Sipas metereologëve, vendi ynë do të jetë ne ndikimin e masave ajrore te qendrueshme te nxehta e lageshta. Moti do te jete i kthjellet me shtim vranesire ne mesdite dhe pasditen e nesërme. Ndërsa, vranësira do te jetë lokale ne vendet malore deri ne mesatare. /a.ke/
KOMENTE