Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tre kërkesa fusin në grevë urie 30 të dënuar në Burgun e Shënkollit
English

Tre kërkesa fusin në grevë urie 30 të dënuar në Burgun e Shënkollit

Lezhë, 4 Korrik 2010 NOA – Të paktën 30 persona të cilët gjenden në burgun e Shënkollit në vuajtje dënimi, kanë hyrë në grevë urie gjatë natës duke gdhirë dita e Diel, në shenjë proteste ndaj tre kërkesave që ata kanë parashtruar për autoritetet, informon korrespondenti i agjencisë NOA.

Refuzimi i ushqimit erdhi në përpjekje për të detyruar zyrtarët e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve që ata të pranojnë kërkesat e dhënies së lejeve për të vizituar familjet, perosnave që kanë kaluar në burg deri tani gjysmën e dënimit, përmirësim të kuotës ushqimore ditore dhe përmirësim të kushteve në qelitë dhe mjediset e tjera të burgut.

Zyrtarisht, drejtuesit e burgut të Shënkollit nuk e mohuan lajmin, por refuzuan të japin detaje. Por ata pranojnë se kanë nisur bisedimet me disa prej të burgosurve nismëtarë, në përpjekje për të gjetur një rrugëzgjidhje dhe për të mbajtur nën kontroll situatën.

Ndërsa familjarë të të burgosurve kanë pohuar se sot në ditën e parë të ngujimit, asnjë prej 30 personave që janë futur në grevë urie, nuk ka pranuar ushqim prej tyre, duke theksuar se do të qëndrojnë pa afat në ngujim, për të arritur plotësimin e kërkesave të tyre.

Të burgosurit e ngujuar, gjenden në katin e tretë të godinës kryesore të institutit të riedukimit në Shënkoll, që klasifikohet si burg i sigurisë së zakonshme.

a.b/r.n/NOA

KOMENTE