Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Koalicioni Pd-Lsi Realizoi Me Seriozitet Programin Qeverisës
English

Berisha: Koalicioni Pd-Lsi Realizoi Me Seriozitet Programin Qeverisës

- Kryeministri Berisha përshëndet përvjetorin e krijimit të koalicionit qeverisës PD-LSI TIRANË, 5 Korrik/ATSH-Maela Marini/.- Kryeministri Sali Berisha e vlerësoi sot, si të suksesshme punën 1 vjeçare të koalicionit qeverisës PD-LSI, ndërsa theksoi se "koalicioni i integrimit ia doli të realizojë me seriozitetin më të madh programin dhe premtimet e tij". Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Kryeministri Berisha përshëndeti përvjetorin e krijimit të koalicionit qeverisës. "Përshëndes në emër të maxhorancës të gjithë ata drejtues dhe veprimtarë të forcave politike të këtij koalicioni për vendimin e shkëlqyer që morën 1 vit më parë, për ti dhënë vendit qeverinë me spektrin më të gjerë të mundshëm dhe për të mobilizuar në qeverisje forcat më eficente", tha Berisha. Ai shprehu mirënjohjen edhe ndaj deputetëve demokratë, të cilët sipas tij "në një vit veprimtari funksionuan në mënyrë të shkëlqyer në këtë koalicion ku gjetën veten idealet europiane të shqiptarëve". Koalicioni qeverisës PD-LSI i krijuar pas zgjedhjeve të 28 qershorit 2009 u cilësua si koalicioni i integrimit, dhe në këtë drejtim Kryeministri Berisha shprehu bindjen se "kjo është faktuar çdo ditë nga maxhoranca". "Por nëse ëndrra europiane e shqiptarëve është edhe projekti i të gjitha projekteve nuk mund të anashkalohen dhe arritjet e tjera të mëdha të këtij koalicioni në të gjitha fushat, në radhë të parë në drejtim të konsolidimit të shtetit ligjor, si kusht i të gjitha kushteve për liritë dhe të drejtat e qytetarëve", tha Berisha. Kreu i Qeverisë veçoi edhe promovimin e mëtejshëm të reformave ekonomike, si mekanizëm kryesor për një zhvillim të qëndrueshëm të vendit edhe në kohërat më të stuhishme të financave dhe ekonomisë botërore. Mbajtja dhe respektimi i parimeve të mëdha të kohezionit social edhe në kushtet e vështirësive më të mëdha, sipas Kryeministrit dëshmoi se koalicioni jo vetëm ia doli tu përmbahet parimeve të shpallura, por përcaktoi në veprimtarinë e tij një perspektivë afagjatë të madhe në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë. Rezultatet e zgjedhjeve të 28 qershorit dëshmonin se verdikti i sovranit kishte vendosur një kufi të ngushtë mes forcës kryesore, që do të qeveriste vendin (PD) dhe asaj që do të qëndronte në opozitë për 4 vitet e ardhshme (PS), ndërsa rendiste si forcën e tretë politike koalicionin "Aleanca Socialiste për Integrim" të drejtuar nga LSI. Për rrjedhojë krijimi i qeverisë së ardhshme imponoi krijimin e një koalicioni paszgjedhor PD-LSI. Në 4 korrik 2009, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njëkohësisht Kryeministër, ftoi Lëvizjen Socialiste për Integrim të behej pjesë e qeverisë së re që do të dilte nga zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Po në të njëjtën ditë, kryetari i LSI-së Ilir Meta i'u përgjigj pozitivisht ftesës për bashkëqeverisje. Marrëveshja për bashkëqeverisje PD-LSI u cilësua si deformim i votës dhe vullnetit të popullit nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili do të niste betejën e gjatë në kërkim të transparencës së zgjedhjeve. /a.gj/
KOMENTE